E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson: Jemi më të fortë se skuadra e Interit

Mançester - Sir Aleks Ferguson shprehet mjaft optimist një ditë përpara ndeshjes së kthimit kundër Interit për 1/8-at e Ligës së Kampioneve. Ndeshja e parë në Milano ka përfunduar në barazim 0-0. Në takimin e nesërm anglezët duhet të marrën patjetër fitoren, pasi një barazim me gola do t’i largonte automatikisht ata nga gara e këtij evenimenti.

Ferguson shkon shumë larg me deklaratat e tij, duke mos e marrë fare parasysh kundërshtarin Hoze Murinjo. “Murinjo për mua nuk shkakton ndonjë ankth. Ky Mançester është skuadra më e fortë”, deklaron trajneri i kampionëve të Europës.

Vitin e shkuar Mançesteri eleminoi në gjysmëfinale skuadrën e Barcelonës me rezultatet 0-0 dhe 1-0. E njëjta situatë është edhe kjo ndaj Interit, dhe këtë e përmend vetë Fergusoni me një besim të tejskajshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›