Raul: Kam qenë shumë pranë skuadrës së Çelsit
Londër - Kapiteni legjendar i Realit të Madridit, Raul Gonzales, sjell kujtimet e tij të para disa viteve kur ishte pranë kalimit tek skuadra e Çelsit në kampionatin anglez. Në një intervistë për “Times”, futbollisti spanjoll është shprehur se skuadra e Abramoviçit ka qenë shumë pranë tij.
“Më kanë trajtuar jashtëzakonisht mirë në Madrid, edhe pse para disa vitesh Çelsi ishte shumë pranë meje, dhe isha unë që nuk dëshirova të largohem. Megjithatë, Premier Liga më pëlqen shumë”, deklaron kapiteni i Realit të Madridit.
Reali do të përballet sonte me Liverpulin në ndeshjen e kthimit për 1/8-at e Ligës së kampioneve, dhe Raul është një armë e fortë në duart e Ramosit.