E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edicion i ri per Shqiperia eshte kulture 2011

Veprimtaria

U mbajt dje ne Ministrine e Kultures konferenca per shtyp lidhur me veprimtarine kulturore Shqiperia eshte kulture 2011. Eumlshte menduar qe vitin qe vjen ky aktivitet te shtrihet edhe ne viset shqiptare tej kufirit. Festivali tashme i pervitshem me kete konference ka celur edhe audicionet. Gjate konferences u be e njohur lista e aktiviteteve qe parashikohet te zhvillohen vitin qe vjen pas edicionit te pare qe u zhvillua kete vit ne mjediset e parkut arkeologjik te Apolonise.

Zevendesministrja e Kultures Suzana Turku e ka cilesuar kete projekt kulturor te suksesshem qe i sherben turizmit kulturor publicitetit te siteve arkeologjike si dhe monumenteve te kultures. Ndersa ideatori i tij Salvatore Messina njoftoi se Shqiperia eshte kulture 2011 eshte parashikuar te zhvillohet ne datat 5 6 7 8 maj te vitit te ardhshem. Sipas tij gjate fazes se pare te konkurrimit do te seleksionohen ne nivel kombetar 12 qarqet e vendit duke nisur qe nga Tirana Shkodra Elbasani Korca Fieri Gjirokastra etj.

Me pas qe te gjithe konkurrentet te cilet do te mbeten jashte seleksionimit te fazes se pare nga ana e stafit perzgjedhes te aktivitetit Shqiperia eshte kulture 2011 do te marrin pjese ne naten finale te tij. Pritet qe te jene 400 te seleksionuar te cilet do te improvizojne ne 2 skena. Odeoni i pare do te jete per te improvizuar muzike teater etj. Nderkaq do te kete edhe nje skene tjeter per muziken rok dhe pop etj. Messina njoftoi edhe ndertimin e Qytetit te te rinjve duke krijuar keshtu nje fshat turistik me vete.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›