E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy violina të ‘700-ës në duart e shqiptares



Koncerti që shqiptarët organizojnë në Torino - “Balada e përtejdetit dhe të mëdhenjtë e Evropës” ka bërë bashkë dy protagonistë, aktualisht më të suksesshmit në skenat klasike të Evropës – ku lidhja e përbashkët është Shqipëria. Më 28 nëntor në Konservatorin “Giuseppe Verdi” në Piazza Bodoni, në Torino koncerti për violinë dhe piano i takon violinistes shqiptare Suela Mullaj të drejtuar nga mjeshtri italian Massimo Palumbo. E para, Suela, që përdor për koncertet e saj dy violina të viteve ‘700, njëra “Fernandus Galliano” e 1761 dhe tjetra “Guarnieri Del Gesu” e vitit 1732, aktualisht është duke korrur sukses të madh në arenën klasike si në Amerikë ashtu dhe në Evropë, e vlerësuar shumë nga kritika. Ndërsa, i dyti, dirigjenti Massimo Palumbo që e shoqëron suksesin e violinistes shqiptare në skenat ndërkombëtare, është bërë e ditur se në 2010 do të jetë zyrtarisht drejtor artistik i Orkestrës Simfonike të RTVSH-së në Tiranë.

Koncerti, i organizuar nga Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare Vatra dhe nga Zyra e përfaqësimit e Dhomës së Tregtisë së Tiranës në Torino, nën patronazhin e Ambasadës së Shqipërisë në Itali dhe të Qytetit të Torinos, propozohet me rastin e Festave Kombëtare të Shqipërisë. Programi i mbrëmjes parashikon muzikë nga kompozitorët e mëdhenj evropianë Ludëig Van Bethoven, Sonata in Re Maggiore Op. 12 Nr.1, Joseph-Maurice Ravel, Sonata in Sol, Ottorino Respighi, Tre Pezzi per Violino e Pianoforte dhe prezantimin për herë të parë në Torino të Baladës së autorit shqiptar, Pjetër Gaci.

Kjo është ndër të paktat ngjarje që na vijnë nga jashtë se si kultura shqiptare gjen dritare për t’u promovuar, dhe njohur. Krejt në të kundërt ndodh në Shqipëri, që të paktën ky muaj të ishte shpallur muaj kulture në vend që të rrotullojmë kokën të “pushtuar” nga importi kulturor. Duke qenë se është festa e pavarësisë së Shqipërisë, pra më 28 nëntor, asnjë projekt nuk është shfaqur deri tani që të jetë sugjeruar ndonjë maratonë veprimtarish kulturore, qoftë në muzikë, fushën e librave apo trashëgimi. Ndërsa duke iu rikthyer koncertit që do të mbahet në Torino, në njoftimin për shtyp thuhet se “eventi muzikor organizohet në kuadër të projektit “Festivali i Kulturës Shqiptare”, i realizuar me mbështetjen e Rajonit të Piemontit, që synon promovimin dhe vlerësimin e pasurisë artistike, kulturore dhe letrare të popullit shqiptar”.

Ky koncert është njëkohësisht si njohje me talentet shqiptare, si Suela Mullaj, e cila konsiderohet një nga talentet më të mëdha të ditëve tona, iu imponua vëmendjes ndërkombëtare me virtuozizmin e saj të jashtëzakonshëm. Ajo u transferua që e vogël në Itali, me ftesë të dirigjentit të madh Maestro Abbado, ku vijoi studimet muzikore në Konservatorin Giuseppe Verdi në Milano duke u diplomuar me nota maksimale dhe lavdërim. Më pas ka kryer specializime në Academia di Fiesole me Zynaida Giles, Pavel Vernikov dhe Ilya Grubert si edhe në Tel Aviv me Shlomo Mintz. Ka fituar shumë konkurse ndërkombëtare ndër të cilët çmimin e veçantë në konkursin "Rodolfo Lipizer" (1991) dhe në konkursin "Michelangelo Abbado" (1995). Ajo ka interpretuar koncertet më të mëdha për violinë dhe orkestër: në moshën 14-vjeçare koncertin e Sibelius-it me Orkestrën e RAI-t në Milano, në moshën 16-vjeçare Koncertin e Tchajkoëskijt me orkestrën e Teatro Regios në Parma, të gjitha koncertet e Paganinit me orkestrën Berliner Symphoniker, Koncertin e Brahms-it me orkestrën e Malagas, integralen e koncerteve të Haydn-it me Ëiener Chamber Orchestra, Koncertin e Bartok-ut me Orkestrën Simfonike të Oslos, koncertet e Ëieniaëskit me Orkestrën Simfonike të Seviljes etj. Më 30 qershor 2008 është ftuar së bashku me maestron Massimo Palumbo në Carnagie Hall në Neë York, që është pritur shumë mirë si nga publiku ashtu edhe nga kritika. Në 2009-ën ka interpretuar si soliste në Teatro Smetana dhe në Rudolfinum-in e Pragës si edhe është dirigjuar nga Maestro Vladimir Ashkenazy në Sala Verdi të Konservatorit të Milanos.

Ndërsa mjeshtri Massimo Palumbo, dirigjent, pianist dhe kompozitor, ndiqet nga një karrierë e gjatë, i cili ka fituar shumë konkurse ndërkombëtare, ndër të cilët: "UNICEF-i për botën" (1983), çmimin e parë në Stresa (1986), Muzikë Dhome në Capri (1987), çmim të posaçëm për sonatën e Bethovenit në Busoni Ferruçio, Bolzano (1987), çmimin e parë "Young solists" në Mynih (1991). Si solist dhe dirigjent ka punuar me orkestrat më prestigjioze Evropiane (Opera de Paris, Bayerische Rundfunk, Orkestrën Kombëtare Spanjolle, Orkestrën Simfonike të Shtutgartit etj. Ai konsiderohet aktualisht nga kritikët dhe publiku si një nga pianistët dhe dirigjentët më të rëndësishëm të brezit së tij me një repertor të madh, si dirigjent, duke filluar nga muzika baroke tek ajo bashkëkohore, me një vëmendje të veçantë kushtuar operës italiane dhe Bethovenit. Nga shtatori 2009 ai është emëruar Resident Director në Carnegie Hall në Neë York. Ndërsa nga fakti pse u shtyjmë të prezantojmë në këtë hapësirë karrierën e këtij dirigjenti ka të bëjë me lajmin se nga viti 2010 Massimo Palumbo do të jetë drejtor artistik i Orkestrës Simfonike të Radio-Televizionit Shqiptar (RTSH).

V.M

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›