Eftiola “rrëzohet” në prova
Shtyhet premiera e shfaqjes “Kush ka frikë nga Virgjinia Ëoolf” me regji të Bekim Kushtrimit, që pritej të vihej në skenë më 19 nëntor. Premiera rikthehet kur të përmirësohet shëndeti i aktores, e cila, një ditë më parë, pësoi aksident gjatë provave të shfaqjes. Drejtori i teatrit, Skrami, thotë se biletat mund të ruhen për ditën e premierës ose t’i rikthejnë në sportelin e TK-së. Eftiola Laçka: “Në skenë kur të kurohem krejtësisht, tani po mjekohem në shtëpi”
Çfarë po ndjek shfaqjen e të riut shqiptar nga Maqedonia, Bekim Kushtrimit, i cili ka ardhur në Tiranë prej më shumë se dy muaj, është; peripecia e aktorëve në shfaqjen “Kush ka frikë nga Virgjinia Ëoolf”, ku ai është regjisor. Nëse hera e parë ishte “ferr” me ikjen nga oferta të Ndriçim Xhepës dhe Luiza Xhuvanit, hera e dytë që na befasoi me rikthimin e Eva Alikajt ishte kjo e fundit shkak. Çfarë morëm vesh ishte “forma” e saj fizike, gjendja jo e mirë shëndetësore për t’u ngjitur në skenë.
Kështu bashkë me të dielën e kaluar dje është bërë lajmërimi i dytë se shtyhet premiera e shfaqjes “Kush ka frikë nga Virgjinia Ëoolf”. Këtë herë fati i keq ndjek aktoren Eftiola Laçka, e cila dje gjatë gjithë ditës u lajmërua se është gjendur në spital. Nga provat e një dite më parë Eftiola është rrëzuar keq dhe ka pasur krisje në brinjë. Drejtori i Teatrit, Kristaq Skrami, tha dje për “standard” se për dhjetë ditë shfaqja nuk do mund të shikohet në premierë, derisa gjendja e aktores të përmirësohet krejtësisht. Pra, nuk do të ketë ndonjë anulim të shfaqjes dhe përgatitjes së rolit nga ndonjë aktor tjetër, por do të pritet derisa aktorja të bëhet mirë me shëndet, gati për t’u ringjitur në skenë. Ndërsa pas kontaktimit me telefon me aktoren, nga dita e djeshme, gjendja e saj është shumë pak e përmirësuar dhe nga pasditja e djeshme po mjekohet në kushtet e shtëpisë. Laçka ka qenë në prova të shfaqjes kur ka pësuar rrëshqitjen e për pasojë i ka kushtuar shembjen në pjesën e brinjëve.
Nga zyra për shtyp në Teatrin Kombëtar mësojmë se kjo ishte nga shfaqjet e rralla që ka pasur shitje masive të biletave. Çfarë do të bëhet me publikun që i ka këto bileta në duar? Drejtori i Teatrit, Skrami u shpreh se ata mund t’i ruajnë për shfaqjen, kur të jetë gati premiera ose mund t’i kthejnë pranë teatrit.
"Kush ka frikë nga Virginia Ëoolf", sipas kalendarit zyrtar të Teatrit Kombëtar, duhej të shfaqej në datat 19, 20, 21 dhe 22 nëntor, ndërsa tani do të pritet për datën e saktë, nga drejtoria e TK-së, kohë kur aktorja Laçka t’i kthehet gjendjes së përmirësuar të shëndetit. Kjo vepër po vihet në skenë nga Kushtrim Bekteshi, një regjisor i ri shqiptar nga Maqedonia. Vepra më e njohur e dramaturgut amerikan Edëard Albe siç dihet tashmë do të interpretohet nga aktorët Eva Alikaj, Viktor Zhusti, Helidon Fino dhe Eftiola Laçka. Titulli i dramës nuk ka të bëjë fare me autoren angleze Virginia Ëoolf, e njohur për idetë e saj në lidhje me emancipimin e gruas në jetën shoqërore. Drama trajton gruan në përgjithësi në ambientin e saj familjar, në luftë me problemet e përditshme, në raport me bashkëshortin dhe dyshimet që lindin në këtë marrëdhënie. Regjisori Kushtrim Bekteshi vlerësohet për talentin dhe pjekurinë e tij profesionale, si edhe nivelin bashkëkohor të inskenimit. Ai ka mbaruar Akademinë e Arteve në Shkup, ku ka marrë mësim edhe nga Slobodan Unkovski. Unkovski është një regjisor shumë i njohur në Ballkan. Në Tiranë ai ka vënë në skenë “Xhaxha Vanjën” e Çehovit.
Dy çiftet e aktorëve që do të luajnë në këtë shfaqje janë Marta (roli i Eva Alikajt), është një grua rreth të pesëdhjetave, e cila ka një marrëdhënie të ndërlikuara me të shoqin, Xhorxhin (Viktor Zhusti). Përkrah tyre janë çifti i ri, Hani dhe Niku, të cilët interpretohen nga Eftiola Laçka dhe Helidon Fino