E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edicioni i 39 i Miss Globe

Edicioni i 39 i “Miss Globe” do të realizohet në qytetin e Vlorës këtë vit. Pjesëmarrëse do të jenë bukuroshe nga e gjithë bota ku sipas producentit të eventit më të rëndësishëm të bukurisë Petri Bozo  tha se ky konkurs është konceptuar edhe si një turne në gjithë Shqipërinë në kuadër të 100 vjetorit të shtetit shqiptar. E ku për 8 vite me radhë rreth 375 bukuroshe anë kënd botës kanë vizituar vendin tonë
Ndërkohë që një surprizë e madhe që mund të cilësohet si gjetje në aspektin e prezantimit është që  shefi i task-forcës për autostradat, Krenar Ahmetaj do të veshë kostumin e showmenit si prezantues i  eventit të bukurisë për të cilën thotë se ndihet mjaft mirë për prezantimin e shtojzovalleve.
Turi i udhëtimit të bukurosheve nga veriu në jugë të Shqipërisë do të vazhdoj deri me 10 nëntor ku do të kurorëzohet në një mbrëmje gala në qytetin bregdetar të Vlorës vajza më ë bukur e globit për vitin 2012.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›