Takimi i lidereve te Ballkanit te pranishem Rama e Meta

Aktualisht, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama po merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit. Është ky një takim që zhvillohet në kuadër të Kongresit të PES. Në këtë takim kreu i selisë rozë, ka marrë mbështetjen e socialistëve europianë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në takimin e liderëve të Ballkanit ka qenë i pranishëm edhe Komisoneri për Zgjerimin në BE Stefan Fyle. Në këtë takim, që po zhvillohet në Bruksel, i pranishëm është edhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Në flalën e tij në këtë takim Meta ka deklaruar se vendi ynë ka njohur një progress të ndjeshëm në vitet e fundit. Sipas Metës, Shqipëria e meriton që ta marrë statusin e vendit kandidat, ai gjithashtu ka shtuar se vazhdimi i zgjerimit, forcon stabilitetin.