E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasen dy makina në aksin Burrel-Klos, plagosen katër persona

BURREL – Katër persona u plagosën rëndë si pasojë e përplasjes së dy automjeteve në aksin Burrel-Klos. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit.

Katër të lënduarit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, u dërguan me urgjencë në spitalin e Burrelit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas mjekëve, gjendja e tyre është e stabilizuar dhe asnjëri nuk është në rrezik për jetën.

Ndërkohë policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›