Prokuroria: Hetohet një 21-vjeçar, për shpërblim ndaj zgjedhësve
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nisur sot hetimin ndaj 21-vjeçarit Bekim Tahiri nga Puka nën akuzën e dhënies së shpërblimeve dhe premtimeve si dhe të pengimit të zgjedhësit për të votuar. Shkak për nisjen e hetimeve është bërë kallëzimi i shtetasit Bledar Vani 25 vjeç, që pretendon se 21 vjeçari nga Puka i ka marrë kartën e identitetit kundrejt një shpërblimi prej 2000 lekësh që të mos votonte ditën e zgjedhjeve.
Por sipas të dëmtuarit, i dyshuari jo vetëm që nuk i ka dhënë lekët por nuk i ka kthyer dhe kartën e identitetit. Menjëherë pas kallëzimit blutë e komisariatit numër 4 kane bërë të mundur shoqërimin në polici të 21 vjeçarit, ku në cilësinë e provës materiale iu sekuestruar karta e identitetit të Bledar Vanit.
Ndërsa në Kavajë policia ka dërguar materialet hetimore në prokurori për një 54 vjeçar qe kishte vjedhur gjeneralitetet e bashkëqytetarit të tij, emigrant në Itali. Burime të policisë bëjnë me dije për “News24” se Durime Ramiz Hoxha 54 vjeç ka aplikuar në vitin 2009 dhe është pajisur me kartë identiteti, duke përdorur gjeneralitetet e shtetasit Durim Hamdi Hoxha 48 vjeç, banues në lagjen numër 1 në Kavajë, prej vitesh emigrant.
Sipas policisë, autori është bërë shkak që shtetasit Durim Hamdi Hoxha t’i bllokohej prodhimi i letërnjoftimit dhe i pasaportës bimometrike nga ana e kompanisë Aleat , ku ky shtetas kishte aplikuar me datën 11 qershor 2013.
Prokuroria pritet të fillojë hetimet intensive për mënyrën se si ka arritur 54 vjeçari të pajiset me kartë identiteti nën akuzën falsifikimit të vulave , stampave ose i formularëve.
(m.a/S.Koka/BalkanWeb)