E Diel, 1 Nëntor 2026

Perëndimi: Më në fund bëtë zgjedhje të lira, e meritoni statusin kandidat

ambasadoret-moro-dhe-holtkemper-Nga Muhamed Veliu, TCH-

Tiranë- Carola Müller-Holtkemper ambasadore e Gjermanisë në Tiranë shprehet shumë e kënaqur me zhvillimin e zgjedhjeve parlamentate kur deklaroi se më në fund shqiptarë ia dolën të mbajnë zgjedhje të pakontestuara.

Pas dekadash ku zgjedhjet janë kontestuar populli shqiptarë ia doli. Mendoj se populli shqiptarë duhet të jetë krenar për këtë arritje të tyren. Sipas vëzhguesve gjermanë me të cilët unë pata një bashkëbisedim të gjatë në ambasadë pas zgjedhjeve, më folën pozitivisht për zhvillim e tyre. Prandaj që në fillim mu desh tju përgjigjem pyetjes tuaj duke thënë se pas disa dekadash Shqipëria zhvilloi zgjedhje të cilat i korrespondonin standardeve evropiane dhe ndërkombëtare. Me këtë arritje unë mendoj se rruga juaj drejt europës është e hapur. Tani është natyrshëm koha për të qenë euforike, gjë të cilën unë e kuptoj pasi është e merituar. E ardhmja nuk do të jetë e lehtë por këshilla ime është; qëndrojini besnik programeve tuaja, qëndrojini besnik Rilindjes dhe kthejeni në realitet,- deklaroi zonja Holtkemper.

Pranimin nga zoti Berisha të humbjes së koalicionit të djathtë ambasadorja Holtkemper e quajti një sjellje evropiane.

Ishte një lehtësim i madh pasi tensioni kishte nisur të rritej. Ai doli për të deklaruar humbjen e tij dhe fitoren e opozitës mbrëmjen e së mërkurës. Por që të hëhën ishte mëse e qartë se kampi i majtë mund të fitonte dhe situata mori doza tensioni pasi të gjithë pyesnin se cfarë do të ndodhte më pas. Nga eksperienca e së shkuarës shqiptarët ishin të shqetësuar. Veprimi zotit Berisha dha sigurinë e fundit gjithsecilit se Shqipëria mund të sillet si një shtet normal evropian,-tha ajo.

Kryediplomatja gjermane, vendi i së cilës do të ketë një peshë të madhe në vendimarrjen e Dhjetorit për statusin e Shqipërisë si vend kandidat, deklaron se tashmë që tre ligjet u miratuan, zgjedhjet arritën standartet, qeveria në detyrë dhe ajo e re e zotit Rama duhet të forcojnë luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Mbledhja e këshillit të ministrave të BE-s në fund të këtij viti do të shikojë në mënyrë shumë favorizuese zhvillimin e këtyre zhvillimeve pozitive në Shqipëri. Mos të harrojmë se shqipërisë iu kërkua miratimi 3 ligjeve të integrimit që tashmë janë votuar dhe të futen në zbatin në shtator. Kërkesa tjetër lidhej me zgjedhjet të cilat shkuan shumë mirë. Janë edhe dy cështje të tjera që lidhen me luftën kundra korrupsionit dhe krimit të organizuar. Me sa kuptoj qeveria e re shqiptare do të merret me këto çështje. Ndoqa me interes deklaratën e kryeministrit Berisha i cili tha se qeveria e tij duhet të operojë me kapacitet të plotë. Ekzistojnë të gjitha mundësitë deri në fund të dhjetorit për të ndërtuar një trak rekord në luftën kundra korrupsionit dhe krimit të organizuar,- theksoi ambasadorja e Gjermanisë.

Edhe ambasadorja e Francës në Tiranë, zonja Christine Moro jep një qëndrim pozitiv për mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet e 23 Qershorit.

Që në fillim dua të nënvizoj se zgjedhjet në përgjithësi shkuan shumë mirë.Fakteqësisht pati disa raste dhune dhe një të vrarë. Ishte kënaqësi të shikoje një rezultat kaq të qartë përfshi këtu edhe deklaratën e kryeministrit Berisha i cili e njohu rezultatin. Kjo e gjitha është shumë pozitive. Mendoj se jemi në fillimin e një procesi i cili do të vijojë gjatë gjithë verës. Unë jam besimplotë se gjithçka do të shkojë butësisht. Kështu unë shpresoj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›