E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edire, ndërpritet kërkimi i kapitenit

Janë ndërprerë kërkimet e kapitenit të anijes cistern Edrie, nga pala shqiptare. Anija është mbytur të dielën, 6 milje larg Porto Romanos në ujërat territoriale shqiptare.

Polumbarët tanë për katër ditë me radhë kërkuan trupin e kapitenit, Khayyam Mammadov, i cili rezulton i zhdukur menjëherë pasi anija pësoi incidentin e rëndë, ku fillimisht mori flakë dhe pas 30 minutash u mbyt.

Marinarët dëshmuan se në anijë, kryesisht në depozitat e poshtme po kryheshin punime për pastrimin e tyre dhe ndonjë shkëndijë e mundshme e saldatrices mund të ketë sjellë shpërthimin. Fillimisht u dëgjuan disa zhurma dhe kapiteni zbriti të shihte ç`po ndodhte, por më pas ndodhi shpërthimi i madh dhe anija nisi fundosjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›