Pacolli liron Xhejms Berishën
Udhëtimi i zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Behgjet Pacolli, në kontinentin afrikan, ka rezultuar me një sukses. Ai u nis ditën e martë për një vizitë në Tunizi, ku paralajmëroi se do të qëndronte për një ditë.
Ndërkaq, në njoftimin e lëshuar nga zyra për informim, u tha se ai do të vizitonte edhe një shtet tjetër afrikan ku po mbahej i burgosur një qytetar shqiptar.
Piloti shqiptaro-amerikan, James Berisha, sipas informatave të publikuara kohë pas kohe, thuhej se po mbahej në Eritrea, shtet afrikan.
Ndërkaq, sipas burimeve të Zërit, autoritetet e Eritreas e kanë liruar pilotin Berisha, pas vizitës që zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli, i bëri këtij vendi.
Ai pritet të arrijë së shpejti në Kosovë. / Gazeta Express