E Diel, 1 Nëntor 2026

Tension në Komisionin e Ligjeve, largohet Kreshnik Spahiu. Mazhoranca miraton nisjen e hetimeve për të

Share

(E PERDITESUAR)- Ka nisur e tensionuar mbledhja e Komisionit të Ligjeve, ku po diskutohej në lidhje me procedurën e shkarkimit të nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu. Ky i fundit ishte ftuar për të diskutuar në komision. Spahiu ka deklaruar se procedura që po ndiqet për shkarkimin e tij është antikushtetuese, pasi nuk është Kuvendi që e shkarkon nënkryetarin. Në këto momente ka ndërhyrë kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, i cili tha se Spahiu nuk mund të flasë për substancën, d.m.th për hetimin, por vetëm për procedurat. Rusmali i kujtoi Spahiut se atë mbledhje e drejtonte ai. Në këto momente Spahiu deklaroi se mbledhja nuk mund të drejtohet me presione. Rusmali kërkoi pesë minuta pushim për tu larguar Spahiu dhe i shkëputi mikrofonin. Ky i fundit u ngrit në këmbë dhe u largua duke thënë se askush nuk mund ta hiqte nga detyra me presion. Pas largimit të Spahiut, situata u tensionua edhe më shumë pasi opozita ishte kundër këtij veprimi. Mes palëve vijuan debate të forta. Opozita vendosi të largohej nga Komisioni. Më pas Komisioni me votat e mazhorancës ka miratuar kërkesën për komision hetimor për nënkryetarin e KLD, Kreshnik Spahiu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›