E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pippa Middleton, kritikë paparacëve

Pippa Middleton sërisht është vënë në shënjestër, por këtë herë pas dhënies së një ultimatumi mjaftë të fortë, të cilës do ti shërbejë jetës së saj.

Mesa duket, paparacët ia kanë bërë jetën aq të vështirë, sa ka kërcënuar se do të pyesë për një urdhër ndaj tyre.

Pippa Middleton që pas martesës së të motrës, ka filluar të bëhet e famshme në Angli. Emri i saj është mjaftë i lakuar, po aq sa dukesha Kate. Ankesat e saj kanë qënë të vazhdueshme për fotografët, të cilët arrijnë të shkrepin deri në 400 foto në një ditë.

Bukuroshja Middleton ka tërhequr vëmëndjen e miliona njerëzve në mbarë globin, kjo sa i takon elegancës që ka treguar dhe në jetën e përditshme, ndërsa jo pak gjurmë la dhe në dasmën e princit William dhe motrës së saj Kate Middleton.

Studio ligjore Harbottle  dhe Lewis, i kanë dërguar një letër agjensive fotografike, të cilat shesin fotot e Pippës nëpër media, duke qarkulluar në tërë botën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›