E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edita Tahiri sulmohet me domate nga aktivistët e Vetëvendosje

PRISHTINË- Teksa po dilte nga aeroporti i Prishtinës ku mbajti një konferencë për media pas kthimit nga Brukseli, kryenegocatorja Edita Tahiri është gjuajtur me domate nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lajmi konfirmohet nga gazeta kosovare Ekspress, prej të cilës mësohet se Tahiri nuk ka qenë e shoqëruar me ndonjë eskortë policore në momentin që është sulmuar.

Ky reagim vjen pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat Vetëvendosje i kritikon pasi janë në favor të Serbisë.

Policia e Kosovës pas këtij akti ka arrestuar 31 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, ndër ta edhe deputetet Albana Fetoshi dhe Albulena Haxhiu.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›