E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksioni i Bashkisë, shembet një ndërtesë pa leje në Kombinat

TIRANË- Aksioni i Bashkisë së Tiranës për shëmbjen e ndërtimeve pa leje vijoi këtë fundjavë në zonën e Kombinatit, ku u shemb një ndërtesë katër katëshe banimi, e cila ishte ndërtuar tre muajt e fundit.

Drejtori i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha, ripërsëriti edhe njëherë apelin së "aksion do të vijojë deri në prishjen e ndërtimeve pa leje, të cilat nga evidentimi shkojnë mbi 300".

Deri tani rezultatet e aksionit kundër ndërtimeve të paligjshme, që nisi në gusht, ka bërë të mundur shëmbjen e mbi 30 ndërtime pa leje.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›