Greqi, Papandreu mesazh studentëve: Do vijojmë reformat
ATHINE- I vendosur për zbatimin e reformave u shpreh kryeministri Jorgos Papandreu, duke folur në Konferencën Kombëtare të PASOK-ut. Papandreu theksoi se ai do të vazhdojë me ndryshimet në arsim, shëndetësi dhe ekonomi, pavarësisht nga reagimet.
Fjalimi kishte momente tensioni për shkak të sloganeve që hidhnin të rinjtë e partisë, kur kryeministri deklaroi se universitetet do të mbeten të hapura.
"Herët ose vonë, doni ose jo, universitetet do të hapen. Universitetet publike nuk janë pasuri e askujt, por pronë e popullit grek," deklaroi Papandreu.
Këto deklarata erdhën pas protestës së studentëve dhe akademikëve të Universiteteve në Greqi, të cilët kundërshtojnë ligjin “Për arsimin e lartë”. Si pasojë e protestave janë shtyre disa ditë provimet e shtatorit.
(BalkanWeb)