Mallakastër, gjeniu i matematikës lihet në mëshirë të fatit
TIRANE- Në fshatin Varibop të Mallakastrës jeton një gjeni. Që në moshën 13-vjecare Fatmir Rrokaj ra në sy të mësuesve si një nxënës me të dhëna të jashtëzakonshme në matematike, duke arritur të shumëzonte edhe me 20 shifra, por tashmë në fshat e mbajnë për të cmendur.
Historia e tij është e dhimbshme pasi tashmë, ky gjeni ka mbetur rrugëve, pa mbështetje, pa strehë e ushqim. Njerëzit e ngacmonin, i jepnin shumë ushtrime për të zgjidhur, madje e rrihnin kur ai nuk iu përgjigjej. E përdornin si një makinë llogaritëse, e shfrytëzonin në atë kohë, thonë moshatarët e tij në fshat.
Duke e konsideruar sit ë cmendur, Fatmiri është shtruar 3 herë në spitalin psikiatrik të Vlorës. Tashmë nuk ka asgjë, rri rrugëve, s’ka familje e shkollë. Lokalet e fshatit kundrejt një birre e shfrytëzojnë atë për t’ju bërë llogaritë, edhe tashmë në moshën 41-vjecare.
Njerëz të tillë në vende të tjera të botës vlerësohen. Një tjetër 41-vjecar nga Bolivia me aftësi matematikore ka fituar cmime e ka thyer rekorde, ndërsa së fundmi është përfolur të hyjë edhe në G ines për aftësitë e tij matematikore. Ai është Alberto Koto 41- vjec nga Bolivia.
Videot mund ti shikoni ketu: http://www.youtube.com/watch?v=BA6gpajQM3Y&feature=share, http://tv.repubblica.it/mondo/la-calcolatrice-umana-alberto-batte-il-suo-record/75267/73629?pagefrom=1
(m.a/BalkanWeb)