E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia nis hartimin e një plani të ri urbanistik për Tiranën

TIRANË- Bashkia e Tiranës nis hartimin e një plani të ri urbanistik me 8 shtator. Kryetari i Bashkisë Basha do të takohet me ekspertë të fushësh së arkitekturës dhe urbanizimit, si dhe me përfaqësuesit më në zë të botës akademike, me qëllim që të hartohet një plan sa më transparent, thuhet në një njoftim të këtij institucioni.

Bëhet fjalë për një plan, ku nuk do të mungojë as dëgjimi i zërit të qyetarëve. Me hartimin e këtij plani do të pakësohet trafiku rrugor, do të rritet mundësia e hapsirave të gjelbërta, gjithashtu ai do të përmbajë edhe një formulë për menaxhimin e pronës private.

Parimet kryesore që do të kihen parasysh gjatë këtij procesi janë:
1-Zhvillimi i qëndrueshëm i qytetit, që do t’i hapë rrugën zhvillimit ekonomik dhe mjedisor të Tiranës duke nxitur dhe hapjen e vendeve të reja të punës në qytet.

2-Harmonizimi i interesave publike dhe interesave private që do të rezultojë në mbrojtjen e hapësirave publike dhe atyre të gjelbra.

3-Harmonizimi me komunat dhe bashkite përreth Tiranës, dhe arritja e një konsensusi sa më të gjërë me banorët e Tiranës.

4-Plani i ri urbanistik do të synojë përmirësimin e transportit publik, lehtësimn e trafikut, përmirësimin e sistemit të mbledhjeve dhe trajtimit të mbeturinave urbane dhe bërjen e Tiranës një qytet më të jetueshem dhe më atraktiv për banorët e tij.

5-Gjithashtu, plani do të synojë zbatimin e një formule të menaxhimit të pronës private në mënyrë që të evitojë spekullimet dhe të sigurojë një shpërndarje sa më të drejtë të përfitimeve të zhvillimit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›