E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edita e qeverisë që se di historinë

 Islam Fejzullahu

Marsi i këtij viti kulmoi me shumë befasi, risi, të pa pritura por edhe të pritura reale. Fillimisht befasi e madhe ishe koncesioni i delegacionit qeveritar në bisedime ndaj Serbisë (pranimi i fusnotës), reagimet popullore të cilat as edhe kësaj radhe nuk u përfillen nga qeveria por edhe u dha tretman nga ndërkombëtaret së bashku me kryeministrin si antiamerikane dhe anti-evropiane.

Këto reagime popullore u shpërfillën dhe u injoruan nga kryenegociatorja Edita Tahiri aq larg sa edhe në një formë ajo shfrytëzoi mjete nga taksapaguesit (50 mijë euro) për tu dëfryer në Shqipëri me rastin e 8 marsit si pretekst, injoroi gjithashtu edhe transparencën me paraqitjen e saj para deputetëve të kuvendit me çrast i tha pak fjalë lidhur me negociatat e ma shumë përplasje dhe fyerje me deputetet të cilët morën si shkas sjelljet e saj dhe një pjesë e opozitës (LDK) lëshoi seancën.

Injoranca e saj kulmon edhe me rastin e paraqitjes se saj në media ku shpërfill gjithçka që i kundërshtohet në këtë kontest. Marsi ishte me befasira edhe me vazhdimin e gjykimit të çlirimtarëve të akuzuar nga politika serbo-ruso-evropiane me qellim degradimi të vlerave të luftës se drejtë çlirimtare. Ky mars dëshmon se EULEX tani sikur u këndell dhe vijë në përfundim se po ata çlirimtar duhet të lirohen nga paraburgimi sepse nuk ka argumente të mjaftueshme për dënimin e tyre, nuk thuhet se nuk ka argumente fare, ngase i mbetet radha që në te ardhmen ti hapen dyert Serbisë qe të kyçet vetë në këto makinacione me çfarë u dëshmua publikisht pas vendimit të gjykatës Serbia automatikisht ngriti aktakuzë se lëshoi fletë-arrest ndërkombëtar për po të njëjtët të akuzuar.

Përfundimisht duhet hapur të dëshmojë Serbia, Maqedonia sllavizmi kundër popullit dhe kombit shqiptar në trojet e veta që një shekull të tërë edhe pas të gjitha atyre masakrave, dhune, gjenocidi djegieje, dëbimi, dhunimi, tani edhe akoma me ndihmën e ndërkombëtarëve pretendimi territorial se nuk dëshiron që kombi shqiptar të jetoj pranë tyre në token e tyre autoktone, të jetojë me këta ardhacak nga karpatet qe të tentojnë të nënshtrojnë në formën më çnjerëzore dhe të okupojnë toka e troje.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›