E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edite Vilkeviciute më e reja e Victoria's Secret



Victoria's Secret ka marrë edhe një përforcim në radhët e veta. Fjala është për Edite Vilkeviciute të cilës i ka ardhur koha për ta njohur. Në Victoria's Secret bëjnë pjesë shumë femra që njihen si më seksi në botë , ndër to janë edhe këta emra të njohur, Adriana Lima, Heidi Klum, Miranda Kerr. Tani në radhët e tyre është futur e dhe Edite Vilkeviciute e cila ka 20 vjet, dhe si duket asaj po i shndrit e ardhmja. Ndryshe Edite njihet edhe si fytyra mbrojtëse e Calvin Klein.

Adriana Lima prezanton “Victoria’s Secret”
Super modelja braziliane Adriana Lima është përzgjedhur midis shumë modeleve për të pozuar për linjën e brendshme të “Victoria’s Secret” për vitin 2011. Super modelja edhe këtë herë si edhe shumë herë të tjera ka treguar vlerat dhe cilësitë e saja si një ndër fotomodelet më të kërkuara në botë.

Bullok, sërish e dashuruar?!
Aktorja më e suksesshme në botë, e cila këtë vit mori në shtëpi dhe një Oskar, për aktoren më të mire të vitit, Sandra Bullock duket se ka mbijetuar nga stresi dhe dëshpërimi, që ka kaluar që nga tradhtia dhe ndarja nga bashkëshorti, Jesse James. Mësohet se aktorja hollivudiane, pas adoptimit të një fëmije në prill të këtij viti dhe tradhtisë që i bëri bashkëshort me një artiste të tatuazheve, është gati për një dashuri të re. Ajo së fundi është parë në shoqërinë e enjë mashkulli ende të panjohur për publikun dhe dukej se ata ia kalonin për mrekulli.

Kimberley Walsh e frikësuar nga marrëdhënia e parë
Kimberley Walsh ka pranuar se ajo kishte pasur frikë para se ta humbte virgjinitetin, porse këtë nuk ua kishte thënë shoqeve të saja. Këngëtarja e grupit “Girls Aloud”, e cila ka thënë se deri më tani ka pasur vetëm dy lidhje serioze, ishte ndier nën presion para se të bënte seks për herë të parë. “Si e re ndjeja presion se duhej të bëja seks dhe thosha me vete se është dashur që ta bëja deri më tani. Mirëpo ky presion nuk ishte aq i madh sa të më shtynte që ta bëja”. “Unë isha kokëfortë sa i përket seksit, sepse e dija se ishte diçka që do t’i jepesha me lehtësi. Seksi duhet bërë me dikë që vërtet të pëlqen, prandaj unë refuzoja presionin e shoqeve”, ka treguar Walsh.

Gaga, rekord nominimesh në VMA
Duket se Lady Gaga do të dominojë në ceremoninë e radhës së MTV Video Music Awards (VMA), pasi që sensacioni i muzikës pop ka thyer rekord duke siguruar 13 nominime. Hitbërësja e këngës “Poker Face” ka marrë më shumë nominime në histori të VMA se cilido artist brenda një viti. Mes tjerash, ajo është nominuar në kategoritë: për klipin më të mirë pop, klipin më të mirë të muzikës ‘dance’, klipin më të mirë në kategorinë e femrave, koreografinë më të mirë, bashkëpunimi më i mirë, klipi më i mirë i vitit etj.

Paditet Prince
Prince po përballet me një padi nga ish-avokati i tij, sipas së cilës këngëtari nuk i ka paguar 50.000 dollarë. Avokati Ed MCPherson ngriti padinë e tij të hënën në Gjykatën e Qarkut në Los Angeles, me pretendimin se këngëtari i hitit “Purple Rain” i ka borxh për punën e tij në dy raste. Sipas TMZ.com, MCPherson ka thënë se ai ka kërkuar disa herë nga Prince që t’ia paguante këtë shumë, ndërsa pasi kjo nuk ka ndodhur, ai është detyruar t’i drejtohet gjykatës.

5 Gusht 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›