E Diel, 1 Nëntor 2026

Edmond Haxhia dhe dy informatorët britanikë në qeli, Daily Mail: Ardian Nikulaj u vra pas një mosmarrëveshje të gjatë për 80,000 paund

Edmond Haxhia, 37 vjeç me shtetësi shqiptare dhe nënshtetësi britanike, dhe dy informatorët britanikë Steven Hunt, 49 vjeç dhe Thomas Mathin, 35 vjeç, janë lënë në paraburgim nga gjykata. Ata kanë dalë para togave të zeza të shtunën dhe janë njohur me masën e sigurisë.

Ndërkohë, dje media britanike "Daily Mail" i ka kushtuar një shkrim kësaj ngjarje të ndodhur më 19 Prill në Shëngjin. Duke cituar burime policore, ajo thotë se vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje të gjatë për 80,000 paund, mes dy familjeve.

"Policia beson se vrasja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mbi 80,000 £ mes dy familjeve", thotë artikulli, ndërsa vijon "Gruaja britanike Harriet Bridgeman, 28 vjeç, thuhet se është arrestuar në lidhje me vrasjen."

Haxhia, Hunt dhe Mathin janë arrestuar në Britani nga policia mëngjesin e së shtunës. Ata u paraqitën në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit pas një urdhër-arresti nga Shqipëria për ekstradimin e tyre. Të treve iu është caktuar masa e paraburgimit.

Tre të arrestuarit që kanë dalë në gjykatë, si dhe e reja tjetër Harriet Bridgeman, akuzohen nga autoritetet në Shqipëri se janë financuar dhe porositur nga Edmond Haxhia për të vrarë biznesmenin dhe politikanin lezhjan Ardian Nikulaj. Ekzekutori, portugezi i akuzuar Ruben Saraiva, ndodhet ende në arrati.

Shkrimi ne median britanike Daily Mail

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›