Erdogan jep lajmin: Ushtria turke ka vrarë liderin e DEASH-it në Siri, Abu al Kurejshi
Forcat turke kanë vrarë liderin e dyshuar të organizatës kriminale DEASH.
Lajmin e ka bërë me dije presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili në një deklaratë tha se Organizata Kombëtare e Inteligjencës ka kryer një operacion kundër organizatës terroriste DEASH në Siri. Nga ky operacion dyshohet se ka mbetur i vrarë lideri Abu Hussein al-Kurejshi
“Organizata Kombëtare e Inteligjencës (MIT) kishte ndjekur të ashtuquajturin lider të DAESH-it, të njohur si Abu Hussein al kurejshi, për një kohë të gjatë,” tha Erdogan në një intervistë.
Turqia ka vendosur trupa në sektorë të ndryshëm të Sirisë veriore që nga viti 2020, ndërsa kontrollon zona të mëdha përmes përfaqësuesve sirianë të ushtrisë turke, organizata që janë përfshirë në luftën kundër regjimit të Bashar al-Asad që nga viti 2011.
Nga ana tjetër pamjet e para dolën nga shtëpia ku u krye operacioni. Në shtypin botëror u shfaqën edhe pamjet e shtëpisë ku u vra Kurejshi.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
