E Diel, 1 Nëntor 2026

Edmond Haxhinasto udhëheq Takimin e Kartës së Adriatikut

19-09-2011 / Gazeta 55

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto merr pjesë në Sesionin e 66 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto merr pjesë në Sesionin e 66 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, New York, në përbërje të delegacionit të kryesuar nga Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
Gjatë punimeve të Sesionit të 66 të Asamblesë së Përgjithshme, zëvendëskryeministri dhe ministri Haxhinasto do të zhvillojë një sërë takimesh të nivelit të lartë, si dhe do të marrë pjesë në disa aktivitete të rëndësishme, si Forumi i Parë i Investimeve Shqipëri-SHBA.
Ministri Haxhinasto do të kryesojë gjithashtu, Takimin e Kartës së Adriatikut,  me përfaqësues të lartë nga vendet e Rajonit dhe SHBA. Fokusi kryesor, i takimeve dhe aktiviteteve në kuadër të punimeve të Sesionit të 66 të OKB-së, do të jetë kryesisht forcimi i bashkëpunimit të Shqipërisë me këtë Organizatë dhe reforma e saj; pjesëmarrja aktive e Shqipërisë në veprimtaritë e OKB-se në fushën e sigurisë dhe paqes, në atë të çarmatimit, në çështjet social-ekonomike, të së drejtës ndërkombëtare si dhe të të drejtave të njeriut. Një vëmendje të veçantë, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, do t’i kushtohet Kosovës dhe lobingut për rritjen e njohjeve ndërkombëtare të saj.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›