Edmond Kapllani: “Faleminderit Skela!”

(ALBANIA SPORT) – Sulmuesi shqiptar, Edmond Kapllani, ka lënë një përshtypje prej lojtari profesionist në debutimin e tij me fanellën e Tus Koblencit kundër TSV Munih në ndeshjen e parë të fazës së dytë të Bundesligës 2 gjermane. Gazeta gjermane “Rhein-Zeitung”, e afërt me klubin e shqiptarëve në një shkrim të saj në kuadër të përgatitjeve të ndeshjes kundër Arminias së Bielefeldit (skuadër ku aktivizohet Besart Berisha), sa para së gjithash nga sulmuesit, se të paktën Edmond Kapllani tregoi se ai e di se ku ndodhet porta.
“Unë jam përshtatur shumë shpejt, kjo ma bëri mua punën më të lehtë”, - citohet Kapllani nga gazeta gjermane. “Unë e njoh gjithashtu Ervin Skelën që nga ekipi kombëtar (shqiptar), ai më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë këtu”. Këtë ndjenjë të bukur 27-vjeçari kërkon ta gjallërojë mundësisht me sa më shumë gola, për më tepër që cilësitë e tij u vunë në dyshim kur luante për Augsburgun. Vetëm dy herë mundi Kapllani që të luante për Augsburgun në fazën e parë, por duket se gjërat te Koblenci do të ndryshojnë për mirë për të.
Me përshtypjen që ka lënë, dhe me lirshmërinë që ai po e përjeton eksperiencën me Koblencin, ai premton se do të shënojë shumë gola. Kapllani qesh në mënyrë shumë miqësore. “Natyrisht ne jemi sulmues, për këtë punë jemi, të shënojmë gola, por e rëndësishme duhet të jetë, që edhe si ekip të kemi suksese. Dhe kjo për mua, në fund të fundit është njëlloj e barabartë, si të shënoj unë gola”.
Me optimizmin e tij Kapllani duket se ia përcjell një mesazh të mirë një ekipi të tërë, se ai sërish duket, se ai jeton ende si futbollist. “Ne do duhet të bëjmë akoma më shumë, edhe më shumë se ajo që treguam kundër 1860 Munih”, - deklaron moton e tij lojtari i ri Koblencit, përpara takimit të së dielës, kur përballë do të ketë Arminia Bielefeldin, një kandidatë e fortë për tu ngjitur në Bundesligë. Burimi: Albania-sport.comE Premte, 22 Janar 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili