E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galiani: “Interi, superfavorit”

(ALBANIA SPORT) - Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, i ftuar në programin radiofonik “Ventura Football Club”, shikon Interin si favorit për derbin në mbrëmjen e së dielës. “Interi është i pari në renditje dhe kështu është superfavorit”. Galiani bëri shaka edhe për mënyrën se si po e përjeton ai përsonalisht ndeshjet e kuqezinjve, sidomos ato më të rëndësishme. “Prej një viti mjekët e Milanit më kanë ndaluar të marrë qetësues”. Së fundi zëvendëspresidenti i Milanit u thuri elozhe dy njerëzve me ndikim të drejtpërdrejtë në rilindjen e milanistëve: Leonardo dhe Ronaldinjo, duke mos i kursyer fjalët: “Me Leon jam i dashuruar, nga ana futbollistike flas. Ka qenë një futbollist i madh dhe një individ intekigjent. Ronaldinjo është një tjetër bast i fituar, meritë e presidentit tonë Berluskoni”.
Morati: “Lipi gaboi”
Presidenti i Interit, Masimo Morati, tha për mediat italiane se trajneri i Kombëtares italiane, Marçelo Lipi, ka gabuar që nuk shkoi në qendrën stërvitore të zikaltërve, por vetëm në Milanelo dhe Vinovo. Fraza e Lipit se “nuk ja vlen të shkojë në Apiano, pasi më duket se aty nuk ka italianë për të marrë në Botëror”, i ka lënë një shije të keqe Masimo Moratit. “Ka bërë një gabim të madh, pasi lojtarët italianë edhe pse janë të pakët, siç thotë ai, e që janë te Interi kanë mbetur shumë keq. Mu duk pak snobues. Nga ana tjetër, fakti që ka shkuar një javë nga derbi te Milani nuk është parë nga ne në profilin politik, por nuk ishte ishte një lëvizje prrfekte”. Presidenti i Interit, duke folur për derbin ritheksoi se “ka shumë emocione, frikë, por dhe dëshirë që të jetë më të zotët e qytetit. Janë skuadrat më të forta për momentin. Milani është një skuadër duke u rritur, Interi vazhdon atë që ka bërë në këto vite”. Burimi: Albania-sport.comE Premte, 22 Janar 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›