E Diel, 1 Nëntor 2026

Edmond Kapllani, një lojar i mrekullueshëm pokeri

Në fushën e lojës mund të ketë probleme që të gjejë veten, por me faqen e tij të internetit ka bërë një goditje të vërtetë. Sulmuesi shqiptar i skuadrës së Karlsruhes, Edmond Kapllani ka tani një faqe personale të internetit (www.kapllani.de), por që është shumë e vecantë dhe e para e këtij lloji për një futbollist. Vizitorët përvecse do të mund të marrin informacione për shqiptarin, mund të luajnë edhe një dorë "Black Jack" kundër tij. E tëra funksionon në këtë mënyrë. Edi i veshur me një kosum elegant qëndron i ulur në një tavolinë kazinoje dhe të kërkon një duel. Por për të sfiduar edhe më shumë sulmuesi i kombëtares shqiptare të drejtohet në gjermanisht "Mos jemi gjë në kopsht fëmijësh?" Nëse ty të duhet shumë kohë për të luajtur kartën tënde ai mërzitet dhe fillon të lexojë gazetën. Për të përditshmen gjermane "Bild" shqiptari ka treguar se si ka ardhur deri të ideja për të bërë një faqe interneti të tillë. "Unë luaj shumë me letra e edhe poker ndonjëherë. Pastaj mua dhe menaxherit tim na erdhi ideja për faqen".

Luani një dorë "Black Jack" kundër Edmond Kapllanit
www.kapllani.de

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›