Tirana, një fushë për 190 mijë banorë, rekord negativ në Europë

Bledar KUKA
Gjithkush apo shumëkush e ka mendjen për ecurinë e kombëtares së të rriturve apo të klubeve më të njohur në vend, por ndërsa legjionarët tanë dalin të stërviten në komplekset supermodernë në Europë, në Tiranë rreth 5 000 futbollistë nga 10 deri në 19 vjec përbalten në disa të ashtuquajtura fusha. Një fjali tepër e gjatë hyrëse, por ia vlen të lodhesh pak në lexim për të mësuar një të vërtetë të trishtueshme. Më 1990, në kryeqytetin shqiptar me 250 mijë banorë kishte 13 fusha me përmasa të rregullta, njëlloj si fushat e stadiumeve, ndërsa sot 17 vjet të shkuara, kanë mbetur vetëm 4. Po po, katër. Qyteti është trefishuar (të paktën), por fushat janë zhdukur njëra pas tjetrës. Mesatarja është një pjesëtim i thjeshtë aritmetik, tepër domethënës dhe shumë ogurzi për të ardhmen e futbollit në këtë vend: Një fushë për 187.5 mijë banorë. Nuk besohet të ketë ndonjë qytet në Europë, të paktën, me një mesatare kaq mizore. Në një bisedë me një funksionar të FSHF-së, Millan Baci, ky të numëron fushat e dikurshme. "Kanë qenë 13 fusha, - pohon Baci, - te Shkolla Teknologjike, te ish-Shkolla e Partisë, te Farmacia 10, te "Ali Demi" kanë qenë dy të tilla, te shkolla "Bajram Curri", prapa Shkollës së Bashkuar, në Laprakë, në Kombinat, te shkolla "11 janari" (sot "Edit Durham"), te Pallati i Pionierëve dhe dy anekset e stadiumeve, "Qemal Stafës" dhe "Selman Stërmasit". Stuhisë së ndërtimeve kanë mundur t'i shpëtojnë vetëm anekset e stadiumeve, fusha e Laprakës, ajo e Kombinatit dhe njëra nga fushat e "Ali Demit". Diku betoni ka carë tokën për të ndërtuar pallate, diku është bërë treg dhe në një vend tjetër është ndërtuar Kadedralja e Shël Palit. Tashmë fëmijët dhe trajnerët që i stërvisin ata i janë vërsulur kodrave të liqenit artificial në juglindje të qytetit. "Ne kemi plot 126 ekipe, - shprehet Baci, - në të cilët bëjnë pjesë rreth 4 500 apo 5 000 futbollistë. Për të gjithë këta kemi në dispozicion vetëm 3 fusha të mbetura në gjendje të mjeruar dhe vetëm një fushë të përshtatshme". Kjo "lule" e vetme pranvere në mes të dimrit ndodhet në Laprakë, ku kompania turke e ndërtimit, "Gintash" mori përsipër rikonstruktimin e saj me bar artificial, ndërsa iu dha leja për të ndërtuar kompleksin e saj të pallateve. Në Ligjin për Sportin, neni 31 i tij shkruan të zezën mbi të bardhë se "objektet sportive jepen me koncesion apo privatizohen, me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni, në përputhje me ligjin nr.7973, datë 26.7.1995 "Për koncesionet dhe pjesëmarrjen e sektorit privat në shërbimet publike dhe infrastrukturë". Por letrat ku është shkruar ky ligj mund të përdoren për cfarë do gjëje tjetër përvecse për të shpëtuar fushat dhe lojën shumë të dashur për fëmijët e Tiranës.