E Diel, 1 Nëntor 2026

Edmond Spaho: Topalli i ka mundësitë të zgjidhet presidente

Share

Nisin të dalin zërat e parë nga mazhoranca që i thonë po kandidaturës së kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, për tu bërë kryetare e shtetit. Edmond Spaho, deputet i PD, thotë se Topalli i ka mundësitë për të marrë këtë post. Duke folur për gazetën Panorama, Spaho ka përjashtuar mundësinë e mbështetjes së kandidaturës së Nanos për president.

Deri më tani në mënyrë jo zyrtare është përfolur emri i Topallit si kandidate e mazhorancës për presidente. Vetë Berisha flet për një emër që do dalë nga mazhoranca. Kurse opozita dhe disa ndërkombëtarë po flasin për mundësinë e një presidenti konsensual.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›