E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, burgim të përjetshëm për Ukën?

Burgim të përjetshëm për shqiptarin nga Kosova, Arid Uka është masa e dënimit e kërkuar sot nga prokurorët gjermanë. Uka ka pranuar se ka vrarë dy ushtarë amerikanë në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, më 2 mars të vitit 2011.

21-vjeçari mund të përballet me dënimin maksimal- ka thënë prokurori federal. Vrasjet janë konsideruar si të motivuara nga ekstremizmi islamik në Gjermani.

Ndërkaq, prokurorët besojnë se Arid Uka, ka vepruar i vetëm dhe nuk i ka takuar ndonjë grupi terrorist. Data 19 janar do të jetë dita në të cilën do të caktohet shpallja e dënimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›