Wollfarth: Integrimi vjen përmes dialogut
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth ka deklaruar sot se konsensusi politik mbetet një nga kushtet kryesore për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
I pyetur nga mediat në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri, ambasadori Wollfarth ka theksuar se një rast i mirë ku palët kanë arritur dialogun mes tyre është edhe miratimi me konsensus i Avokatit të Popullit. .
“Është me rëndësi që të shtrohet rruga e nevojshme për integrimin dhe vizita e sotme me zotin Totozani tregon se dialogu është i nevojshëm dhe unë mendoj që dialogu është i mundur” ka theksuar Wollfarth.
Sipas tij miratimi i kandidaturës së Igli Totozanin me konsensusin e të dyja palëve në Parlament është një fakt inkurajues sepse tregon besimin për vendosjen e të drejtave të njeriut.