PS, homazhe në bulevard më 21 janar për ekzekutimet e 4 demonstruesve
Share
Partia Socialiste ka vendosur sot që të zhvillojë homazhe të shumta më 21 janar, për katër demonstruesit e vrarë një vit më parë.
Nën drejtimin e kreut të PS-së, Edi Rama, është vendosur që të zhvillohet një homazh në bulevardin ku ndodhën ekzekutimet, ndërkohë që do të ketë vizita edhe në familjet e katër të vrarëve, Faik Myrtaj, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Aleks Nikaj.
Ende nuk dihet ndërkohë nëse PS do të mbledhë një grumbull të madh njerëzish në boulevard më 21 janar, apo do të jetë një homazh i qetë nga ana e krerëve të opozitës.