Pogradec, pranga 4 të rinjve për vjedhje
Policia e Pogradecit ka arrestuar sot një grup adoleshentësh, të cilët akuzohen për një sërë vjedhjesh në këtë qytet.
Të prangosurit janë Niko Yzellari, 19 vjeç dhe tre të rinj të tjerë me inicialet E.D, 16 vjeç, J.M, 17-vjeç dhe E.XH, 16-vjeç, të cilët akuzohen për veprën penale të “Vjedhjes të kryer në bashkëpunim.
Ndalimi i këtyre shtetasve u krye pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë muajit dhjetor 2011 dhe janar 2012 kanë kryer vjedhje të ndryshme në Pogradec.
Në cilesinë e provës materiale, të rinjve iu janë bllokuar 100 paketa cigare të llojeve te ndryshme, një troko, dy portofola si dhe një ore dore.