E Diel, 1 Nëntor 2026

Eduard Kenedi, "luani" i Senatit amerikan nis rrugën për në banesën e fundit

/* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-priority:99; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-theme-font:minor-fareast; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}

Rruga e Senatorit Eduard Kenedi për në banesën e fundme fillon sot në Mesaçusets.

Ligjvënësi demokrat vdiq të martën në moshën 77 vjeçare, pas një beteje një vjeçare me kacerin në tru.Ai ishte senator për rreth gjysmë shekulli.

Anëtarët e familjes do të marrin pjesë në një meshë private në kompleksin Kenedi në Hejanës Port.Një autokolonë do të çoojë trupin e senatorit Kenedi në Boston ku do të vendoset në bibliotekën dhe muzeun e vëllait të tij, ish presidentit, Xhon Kenedi.

Mijëra njerëz pritet t'i bëjnë homazhe trupit tij në një arkivol të mbylluar. Një ceremoni private përkujtimore do të zhvillohet në bibliotekën presidenciale të nesër në mbrëmje.

Të shtunën trupi i senatorit do të çohet në Bazilikën e Bostonit, "Zonja jonë e ndihmës së përjetëshme"për një meshë funebre.Senator Kenedi shkonte në kishë çdo ditë gjatë kohës kur e bija Kara luftonte me kancerin në vitin 2003 dhe mbijetoi.

Presidenti Barak Obama, i cili e cilësoi Kenedin "një nga senatorët më të mënjesh të kohës tonë"do të mbajë një eulogji.

 Më vonë të shtunën, trupi i Kenedit dotë çohet në Varrezet Kombëtare të Uashingtonit, ku do të varroset pranë vëllezërve të tij, Presidentit Xhon Kenedi dhe Senatorit Robert Kenedi. //iç//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›