Eduard Kukan, Kryetari i Delegacionit për Ballkanin, apel opozitës ta zhvillojë debatin në Parlament

“Greva e urisë s’është rruga e duhur për të arritur qëllimin politik”
Kryetari i Delegacionit për Ballkanin Eduard Kukan u shpreh, pas debatit për krizën politike në Shqipëri, se greva e urisë së opozitës, nuk është rruga e duhur për arritjen e qëllimeve politike dhe se sipas tij, kriza politike duhet të transferohet në Parlament. “Kam respekt për ata që po bëjnë greve urie, por nuk mendoj se kjo është rruga e duhur për të arritur qëllimin politik. I respektoj dhe ata njerëz gëzojnë admirimin tim, por mendoj se ngërçi politik duhet të transferohet në Parlament”, u shpreh Kukan.
...