E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama linçon gazetarët e RTSH-së, i kërcënon me zhdukje, nëse filmojnë grevën

E paprecedentë sjellja e liderit të opozitës ndaj gazetarëve të televizionit publik shqiptar. Ai vetë ka drejtuar fushatën e linçimit, ndërkohë që s’është tërhequr asnjë centimetër nga qendrimet e tij standarde censuruese ndaj medias së lirë

Partia Socialiste ndaloi dje përdhunshëm Radio Televizionin Shqiptar që të mos mbulojë zhvillimet në grevën e urisë që deputetë dhe mbështetes te Partise Socialiste po zhvillojne ne bulevardin Deshmoret e Kombit. Ndërkohë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka kërkuar që greva e urisë të mos mbulohet nga RTSH, duke kërcënuar se nuk mban përgjegjësi për cfarë mund t’u ndodhë gazetarëve dhe operatorëve të Radio Televizionit Shqiptar.
Bllokimi i gazetarëve të RTSH për të mbuluar aktivitetet e PS ka filluar paraditen e sotme, kur gazetari i Drejtorisë së Aktualitetit në RTSH, Arsen Hoxha rreth ores 10.45 te dates 4 maj 2010 ishte i pranishem ne ambjentet e greves, sebashku me koleget e tij nga mediat e tjera për të marrë informacione mbi gjendjen shëndetësore të grevisteve dhe qendrimet më të fundit të Partise Socialiste mbi deklaratën e Komisionerit për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fule. Gazetari Hoxha është kontaktuar nga zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Ymeraj, e cila i ka kërkuar që të largohet, pasi TVSH nuk do të lejohet të pasqyrojë grevën. Pas këmbënguljes së gazetarit Hoxha për të kryer detyrën e tij, zëdhënësja e Partisë Socialiste ka udhëruar badigardët që të largojnë me forcë gazetarin Hoxha.
Pas këtij incidenti, drejtori i Drejtorisë së Aktualitetit të RTSH, Artur Kopani ka këmbëngulur për të komunikuar me zëdhënësen e Partisë Socialiste, Armela Ymeraj, me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, me këshilltarin e zotit Rama, Endri Fuga dhe ish-anëtarin e Këshillit Drejtues të RTSH-së, Fatmir Toçi, duke besuar se akti i zëdhënëses së PS ka qenë një veprim i nxituar dhe personal i saj dhe jo një vendim i Partisë Socialiste, apo urdhër i kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.
Në orën 13.07, zoti Edi Rama ka komunikuar në telefon me drejtorin e Drejtorisë së Aktualitetit, Artuar Kopani dhe i ka kërkuar që të largojë gazetarët dhe kameramanët e RTSH nga sheshi ku po zhvillohet greva e urisë. Rama ka kërcënuar se në rast se drejtori i Informacionit nuk bindet, atëherë ai nuk do të mbante përgjegjësi për gjithcka që njerëzit e tij janë të gatshëm të bëjnë ndaj gazetarëve. Drejtori i ka kërkuar z. Rama që të marrë masa dhe të krijojë të gjitha kushtet për gazetarët e RTSH që të kryejnë detyrën e tyre kushtetuese për informimin e publikut, duke i kujtuar se gjatë gjithë kohës që ka qenë në drejtimin e Lajmeve, asnjëherë nuk ka deformuar, censuruar deklaratat dhe qëndrimet e cdonjërit përfaqësues të Partisë Socialiste dhe në shumicën e rasteve i ka transmetuar në mënyrën që ia ka sjellë zyra e shtypit e partisë Socialiste.
Në orën 13.20 gazetarja Melisa Shameti dhe operatori Dorian Lamçe ka qenë në ambjentet e grevës së urisë, për të percjelle deklaratën për mediat të kryetarit të PS, Edi Rama, kur i është kërkuar nga këshilltari i kryetarit Rama, zoti Endri Fuga që të largohen. Njëkohësisht z.Fuga ka marrë në telefon drejtorin e Aktualitetit dhe i ka kërkuar që të urdhërojë largimin e gazetares dhe operatorit, pasi PS nuk do të mbajë përgjegjësi për cfarë do t’u ndodhë atyre. Drejtori i Aktualitetit i ka kërkuar atij që të mbrohen gazetarët dhe të lejohen të kryejnë detyrën e tyre për informimin e publikut.

Deklaratë e kryetarit të Këshillit Drejtues të RTSH-së, Agron Tufa:
“Ne shprehim alarmin tonë për bllokimin e dhunshëm që drejtues të Partisë Socialiste Shqiptare i kanë bërë sot me datë 4 maj 2010 ekipeve të gazetarëve dhe operatorëve të Radio Televizionit Shqiptar në përcjelljen e grevës së urisë që po zhvillohet në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Radio Televizioni Shqiptar është shumë i shqetësuar nga veprimi antiligjor dhe antikushtetues i zëdhënëses së Partisë Socialiste, Armela Ymeraj, e cila me forcën e badigardëve ka ndaluar gazetarin Arsen Hoxha që të kryente detyrën e tij. Ne jemi të skandalizuar, pasi kemi mësuar se ky nuk ishte një vendim personal i zëdhënëses së Partisë Socialiste, por zbatim i urdhërit të kryetarit të saj, Edi Rama. Moslejimin e gazetarëve të TVSH-së në mbulimin e kësaj ngjarje e konfirmoi vetë kryetari i Partisë Socialiste, z. Edi Rama pas një bisede telefonike me Drejtorin e Aktualitetit, Artur Kopani. Për më tepër kryetari i opozitës e ka paralajmëruar Televizionin Publik Shqiptar “Të mos afrohet në ambientet e grevës”, përndryshe “ai dhe Partia Socialiste nuk do të mbajnë përgjegjësi për cfarë mund të ndodhë”. Drejtuesve të Radio-Televizionit shqiptar u duket paradoksale, që një grevë politike paqësore, siç proklamohet, të ushtrojë shantazh dhe të pengojë të drejtën e gazetarëve tanë për informimin e publikut. Eshtë veprim i dënueshëm që gazetarëve tanë t’u cungohet liria e shprehjes dhe informimit, e cila është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, përkatësisht në nenet 21 dhe 23, ku thuhet se “E drejta e shprehjes dhe e informimit është e garantuar”. Radio-Televizioni shqiptar, media e vetme publike në Shqipëri, udhëhiqet në veprimtarinë e tij nga ligji 8410 i miratuar nga Parlamenti i Shqipërisë në vitin 1998. Ndër të tjera në këtë ligj thuhet se “Veprimtaria radiotelevizive është e lirë. Veprimtaria radiotelevizive respekton paanshmërisht të drejtën për informacion, bindjet politike e besimet fetare, personalitetin, dinjitetin, jetën private të njeriut, si dhe të drejtat e liritë themelore të tij”.
Ndaj ne drejtuesit e Radio Televizionit Shqiptar bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe i kërkojmë Partisë Socialiste dhe të gjitha forcave politike që të respektojnë kushtetutën dhe ligjet për lirinë e shprehjes dhe të informimit”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›