Eduard Kukan: Shumë i shqetësuar dhe i duruar me Shqipërinë

Eduard Kukan
Kryetari i delegacionit të PE-së për Ballkanin u shpreh në një intervistë për Top Channel ‘i zhgënjyer’ për mungesën e dialogut politik në lidhje me zgjedhjen e presidentit. Ju lutem, më kuptoni, unë jam me të vërtetë miku juaj dhe ndonjëherë kur shfaqem i paduruar apo kritik unë dua vërtetë të shoh se vendi po lëviz. Kjo, sepse në atë situatë që është tani, jam i shqetësuar, me të vërtetë i shqetësuar.
Z.Kukan, mënyrën si u zgjodh presidenti e cilësuat një shans të humbur, pse ju trishtoi dhe çfarë prisnit?
Dua të veçoj një gjë. Ishtë një shans i humbur për klasën politike të Shqipërisë, për të gjithë ata. Unë e di dhe dua ta them qartë se zgjedhja e presidentit ishte në përputhje me Kushtetutën. Por kjo nuk është mjaftueshëm mirë për mua. Unë prita që partitë politike do të tregonin më shumë përfshirje në dialogun politik, i cili duhej të çonte në zgjedhjen e presidentit. Pse them se ishte një mundësi apo një shans i humbur: sepse gjatë një kohe, neve na vinin lajme pozitive nga Tirana, se dialogu po vijon, se janë ngritur disa komisione parlamentare, që po japin disa rezultate. Pra në ndjekje të kësaj klime të re apo të kësaj situate politike pozitive, unë prita që zgjedhja e presidentit do të ishte shansi ideal për ta dëshmuar këtë. Pra në këtë kuptim unë u zhgënjeva.
Tashmë kemi për president, ish-ministrin e Brendshëm të kësaj qeverie, a ishte kjo mënyra e duhur?
Kësaj pyetje do ti përgjigjem në dy kënde. Në lidhje me vetë personin, unë mendoj se është një politikan i aftë, e kam takuar dhe kam biseduar gjatë me të, dhe unë vetë kam respekt për të, e respektoj. Pra unë po ndaj procesin zgjedhor nga kandidati.
Procesi, siç e thashë, duhej të kishte qenë më shumë transparent dhe me më shumë konsultime. Duke pasur parasysh situatën, ku Shqipëria ndodhet për një kohë panevojshmërisht kaq të gjatë, unë do të kisha pritur shumë më shumë pjekuri politike dhe përgjegjësi.
Tani që mazhoranca e kryeministrit Berisha mori në dorë të gjitha pushtetet, a besoni se do të realizohen më shpejt reformat që i kërkohen vendit?
Në deklaratën time për shtyp pas zgjedhjeve unë thashë se, nëse nuk do të ketë ndryshim të kësaj qasjeje apo të kësaj filozofie politike, atëherë unë jam i shqetësuar që Shqipëria mund të humbasë edhe më shumë mundësi të tjera në të ardhmen, dhe kjo do të ishte thjesht shumë gjë e keqe. Tani do ta them troç: neve këtu na ka ardhur në majë të hundës, duke lexuar akuzat e njërit kundër tjetrit, apo të këtij të fundit kundër të parit. Nuk mund të vazhdojë kështu, nëse Shqipëria do që të arrijë njëfarë progresi. Koha po fluturon shpejt e muaji nëntor, kur do të kemi raportin e progresit të Komisionit, nuk është më kaq larg. Po ku janë rezultatet? Unë e di se ka pasur disa lëvizje, pasi kam lexuar me vëmendje sa prej 12 prioriteteve disa janë përmbushur, disa nuk janë përmbushur, ca janë përmbushur pjesërisht apo janë ende rrugës. Ato 12 prioritete janë mbi tavolinë për një kohë shumë të gjatë dhe unë do të prisja më shumë, më shumë rezultate, kur nuk ka mbetur më shumë kohë para raportit të progresit. Pra, pas kësaj lind pyetja, a do të ketë status kandidat apo jo? Unë nuk po i shmangem pyetjes tuaj, por ne kemi përsëritur dhe unë e përsëris gjithë kohën, se duhet dialog politik në mënyrë që të gjendet kompromisi që do ta shtynte vendin përpara. Dhe ne kemi nevojë për dëshmi, për rezultate, kemi nevojë për dhënie rezultatesh. Kam disa muaj që unë vetë po e përsëris këtë gjë dhe kjo është ajo që ne po e presim akoma dhe që nuk po vjen. Për reformën zgjedhore, për shembull, u arrit afër një marrëveshjeje, por as kjo marrëveshje nuk është mbyllur ende. Komisioneri Fule dha si afat të fundit datën 24 maj, por ky afat u humb. Pra, megjithë lëvizjen e gjërave, ne po shtyjmë, pasi na duhen rezultate. Në këtë kuptim duhet të ketë realisht më shumë përgjegjësi politike dhe presion nga brenda Shqipërisë, presion nga populli, i cili përfundimisht meriton një situatë më të mirë. Ju lutem, më kuptoni, unë jam me të vërtetë miku juaj dhe ndonjëherë kur shfaqem i paduruar apo kritik unë dua vërtetë të shoh se vendi po lëviz. Kjo, sepse në atë situatë që është tani, jam i shqetësuar, me të vërtetë i shqetësuar.
Ju shmangët sërish pyetjes time. Të fusësh në një thes qeverinë me opozitën është një gjë, por me historikun qeverisës të këtyre shtatë viteve, tani që z.Berisha mban në dorë të gjitha pushtetet, a besoni se do të kemi një gjyqësor apo një prokurori të përgjithshme më të pavarur?
E dini çfarë? Do të varet nga sjellja e qeverisë. Nëse kanë vullnet, do të duhet ta dëshmojnë. Unë nuk mendoj se, nëse do të ketë zero rezultate, do tia arrijnë që të hedhin të gjithë fajin mbi opozitën. Do të varet se si do të sillen ata realisht, pasi nga ne nuk do të pranohet asgjë tjetër, përveçse rezultateve si dëshmi se gjërat po ecin.
Z.Kukan, meqë ju përmendët nëntorin, raporti publikohet në tetor, pra kemi një muaj më pak. Kur flisni për reformat, më e rëndësishmja mbetet ajo zgjedhore. Me historikun e zgjedhjeve shqiptare dhe namin e tyre, e meqë janë djegur disa afate dhe nuk janë mbyllur ende çështjet kyçe, a mos po shkojmë drejt dështimit të radhës të reformës zgjedhore?
Unë jam një optimist i lindur. Megjithëse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të jesh optimist për Shqipërinë. Por unë besoj ende se politikanët janë ata që duhet ti shërbejnë vendit, përndryshe, nuk do të duhej të ishin të përfshirë në politikë. Po. Reforma zgjedhore është shumë shumë e rëndësishme dhe e papërmbyllur. Ju keni të drejtë, janë bërë shumë gjëra, por jo deri në fund. Një gjë që sështë mbyllur, sështë mbyllur. Nëse marrëveshja ka arritur 95 për qind, kjo nuk është ende një marrëveshje. Kjo është ajo që na nevojitet, përfundimi i kësaj marrëveshjeje dhe i negociatave në Shqipëri. Dhe ajo që po ndjekim nga shumë pranë dhe me shumë kujdes është, që pas këtij tipi zgjedhjeje presidenciale, a do të vijnë apo jo gjëra të reja, apo se si do të zbatohen reformat, sepse ka shumë prej tyre. Njerëzit tuaj e dinë shumë shumë mirë se çfarë pritet prej tyre. Pra unë mundem vetëm të them, se ne po presim dorëzimin e këtyre reformave, sepse pa bërjen e tyre, do të jetë me të vërtetë e vështirë. Dhe është në interesin e vendit, keni të drejtë. Pas çdo procesi zgjedhor në Shqipëri ka pasur probleme, pra është e domosdoshme të ndalohet kjo lloj praktike, gjë që mund të ndalohet vetëm kur arrihen marrëveshje dhe rregulla të vërteta, demokratike, transparente, para se të shkohet në zgjedhje, në mënyrë që askush të mos mundë të ankohet pas tyre. Le të presim herën tjetër, kur do të takohemi me ta, ndoshta në tetor. Komisioneri Fyle dhe partnerët në Parlamentin Evropian i japin ende një shans Shqipërisë. I japin një shans tjetër, por do të jenë më shumë kërkues dhe më të kujdesshëm pas këtyre zgjedhjeve. Ka ende pak kohë, por nëse ju e humbisni, do ta humbisni shumë keq dhe për një kohë shumë të gjatë.
Z.Kukan, nëse numërojmë shanset që i janë dhënë Shqipërisë, që nga koha e Krokodil-it, nga vetë Parlamenti Evropian, vajtje-ardhjet e drejtorit të Përgjithshëm, Sanino, letrat e panumërta të Fules, nëse i vemë në peshore, aktualisht shanset e humbura peshojnë më shumë se ato që mbeten.
Po, por kur shohim këtë fotografi të trishtë, unë do të thoja se njerëzit në institucionet evropiane janë shumë të durueshëm, duke ju dhënë sërish një shans e një mundësi. Shqipëria nuk do mund të thotë se institucionet evropia