PD Pranojme cdo variant te opozites per heqjen e imuniteteve
Partia Demokratike përshëndeti zgjatjen e afatit të përmbylljes së reformës zgjedhore duke deklaruar se në rast se ka vullnet politik kjo reformë mund të përfundojë brenda afatit të kërkuar nga dy kryetarët e grupeve parlamentare të PS-së dhe PD-së, Gramoz Ruçi dhe Astrit Patozi, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja Silvi Bardhi në emër të PD-së vlerësoi punën serioze të bërë deri më sot nga palët në reformën zgjedhore duke shprehur bindjen e plotë se, në rast se ekziston vullneti politik, kjo reformë mund të përfundojë brenda afatit të kërkuar nga palët.
“Partia Demokratike sqaron shqiptarët se deri sot, në frymën e kompromisit ajo ka miratuar me dhjetëra propozime të paraqitura në Komision nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste për adresimin e rekomandimeve të ODHIR-it dhe është e vendosur në këtë frymë të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve të mbetura për shqyrtim. Partia Demokratike uron që edhe pala tjetër t’a realizojë, sepse konsensus do të thotë lëshim dhe jo bllokim, dhe se nuk do të përdorë afatin shtesë, për bllokim shtesë”- deklaroi zëdhënësja Bardhi.
Ajo theksoi se Kryeministri Berisha fton kreun e opozitës Edi Rama që krahas punës së komisioneve për reformën zgjedhore dhe atë të rregullores së Parlamentit, le t’ju kërkojmë antarëve të byrosë parlamentare të vendosin me përparësi në rendin e ditës heqjen e imuniteteve për zyrtarët tanë.
“Ky do të ishte mesazhi më i shkëlqyer që forcat tona politike do t’ju dërgonin zgjedhësve të tyre dhe mbarë qytetarëve shqiptarë dhe miqve e partnerëve tanë kudo që janë, që presin me të drejtë dhe padurim këtë vendim tejet, tejet të rëndësishëm për të ardhmen e tyre evropiane”- nënvizoi më tej Bardhi, e cila shprehu vendosmërinë e Partisë Demokratike për të pranuar në Parlament cilindo variant që të zgjedhë opozita për heqjen e imuniteteve, pra heqjen e imuniteteve me ndryshimet ligjore dhe kushtetuese që ajo preferon.