E Diel, 1 Nëntor 2026

Eduard Selami: Berisha ndërtoi 130 universitete. Bujar Nishani: Berisha luftoi korrupsionin në universitete

seduardKa shumë gjëra ku kjo qeveri e ka bërë baltë, por ndër më kryesoret është dështimi me arsimin e lartë.

Megjithatë, për Eduard Selamin dhe për Bujar Nishanin, Berisha ka arritje të mëdha në fushën e arsimit të lartë.

Duke folur në konventën e të rinjve të PD, Selami tha se qeveria e Berishës ka ndërtuar mbi 130 universitete.

Partia Demokratike ka ndërtuar mbi 130 universitete dhe ka dhënë afërsisht 3 miliardë lekë në bursa universitare. Kjo për të ndihmuar studentët e shkëlqyer të vazhdojnë studimet e avancuara. Dhe për këtë arsye, ne do të vazhdojmë të punojmë për ta bërë arsimimin të prekshëm nga të gjithë shqiptarët që nga shkolla e mesme deri në universitet. Kështu nuk do të ketë-asnjë kufi-për ambiciet e të rinjve, tha Selami.

Kurse Bujar Nishani, president i Shqipërisë, duke folur për Deutsche Welle, ofroi një shembull se si është luftuar korrupsioni në Shqipëri.

Në Shqipëri ka pasur një problem shumë të madh dhe një dozë të lartë të korrupsionit me pranimin në universitete më parë të studentëve, ku të pranoheshe në universitet, ishte një andrallë shumë e madhe për një gjimnazist, për një maturant, dhe për hir të së vërtetës dominonte abuzimi përmes aferave korruptive. Prej disa vitesh tashmë, me procedurën që u zbatua, askush as Presidenti i Republikës, as Kryeministri i vendit, dhe as biznesmeni më i pasur, nuk kanë mundësi më të influencojnë se çfarë të drejte studimi apo dege do të përfitojë njëri apo tjetri, sepse është vetë mekanizmi që e bën të pamundur këtë. Kjo tregon që u reduktua dhe shkoi pothuajse në zero mundësia e abuzimit, tha Nishani./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›