E Diel, 1 Nëntor 2026

Bujar Nishani: Askush nuk mund ta tërheqë më politikisht për hundësh shoqërinë shqiptare

0,,16773189_303,00Presidenti Bujar Nishani ka dhënë një intervistë për Deutsche Welle, ku komenton fillimisht marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit. Ai e quan një arritje të madhe në rrugën drejt integrimit dhe kërkon zbatimin e saj.

Presidenti ka folur edhe për çështjen e zgjedhjeve në Shqipëri duke theksuar se askush nuk mund ta tërheqë më politikisht për hundësh shoqërinë shqiptare.

Ne, që të gjithë bashkë; institucionet, shoqëria civile, media, duhet të konsolidojmë një mentalitet që ekziston prej vitesh, dekadash në perëndim, që zgjedhjet nuk janë një domain i partive politike, tha Nishani.

Sa i përket kësaj çështje, presidenti ka një mesazh për partitë politike në prag të fushatës.

Jam kundër çdo retorike agresive, ndarëse, përçarëse. Kundër çdo retorike, e cila i shmanget thelbit që ka në parim por edhe implementim procesi zgjedhor, që është alternativa, doktrina dhe platforma qeverisëse dhe jo sulmi verbal, ironia therëse, apo retorika përçarëse. Kështu që në këtë kontekst, unë do të vlerësoja disa shenja pozitive që janë dhënë nga dy kampet e së djathtës dhe të së majtës, të cilët këtë prag fushate paraelektorale e kanë nisur duke shpalosur programe, duke shpalosur alternativa, duke menduar se çfarë është bërë, çfarë duhet bërë, si e shikon procesin e zhvillimit ekonomik njeri krah, si e shikon tjetri; cilat janë elementet ku do të mbështetet njeri, apo ku do të mbështetet tjetri, thekson presidenti./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›