E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eduard Selami në partinë e re të së djathtës

Share

E përditshmja Shqip, duke trajtuar sërish çështjen e partisë së re që do lindë nga e djathta, shkruan se Eduard Selami, ish- kryetari i PD dhe themelues i saj, po negocion që jetë pjesë e saj. Partia do themelohet me shumë gjasë më 20 shkurt të këtij viti, pikërisht në ditën e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës. Është përzgjedhur një ditë me shumë simbolikë për të themeluar partinë e re. Ende nuk janë zbardhur detaje nga programi dhe emrat e tjerë që do afrohen, por është mësuar se partia do drejtohet deri në vjeshtë nga komisioni nismëtar, njësoj siç ka ndodhur edhe me Partinë Demokratike. Në vjeshtë do ketë zgjedhje në parti sipas parimit një anëtar- një votë. Presidenti Bamir Topi ka deklaruar se derisa të lërë mandatin si president, nuk do të flasë për këtë çështje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›