E Diel, 1 Nëntor 2026

Ina Rama flet për Metën: Presim drejtësi. Po hetojmë ndërhyrjet në serverin e kryeministrisë

Share

Kryeprokurorja, Ina Rama, ka komentuar shumë shkurt pritshmëritë e organit të akuzës për çështjen e Ilir Metës. Ina Rama tha se pret drejtësi nga kjo gjykatë. Nga Gjykata e Lartë presim drejtësi. Ne e kemi bërë punën tonë, mendojmë se ajo është e drejtë. Fjala e fundit i mbetet gjykatës, tha Ina Rama.

Kryeprokurorja ka komentuar edhe hetimet e 21 janarit. Ajo deklaroi se hetimet janë shtyrë për shkak se po presin një përgjigje nga FBI në lidhje me disa ekspertiza, kryesisht balistike.

Ina Rama tha se po hetohen ndërhyrjet në serverin e kryeministrisë. Ekspertët e FBI arritën në përfundimin se pamjet e 21 janarit ishin fshirë nga serveri i kryeministrisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›