Berisha: Të shkarkohet nga KLD liliputi Kreshnik Spahiu
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha është shprehur edhe se ka propozuar shkarkimin e Kreshnik Spahiut, të cilin e ka quajtur liliput.
Kam bërë kërkesë për shkarkimin e zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kreshnik Spahiu, në mënyrë të jashtëligjshme, ka krijuar një parti. Ai ka dhunuar institucionet shtetërore. Kreshnik Spahiu është një aventurire dhe sharlatan. Kryetari i tij, presidenti Topi, ndoshta nuk mund ta shkarkojë, sepse janë bashkë, por ne bëjmë detyrën tonë. Ajo që ka bërë Spahiu, për ta shndërruar Këshillin e Lartë të Drejtësisë, është e rëndë. Por, kjo nuk është e rëndë për ne, pasi ata nuk kanë të ardhme. Dy institucionet më të respektuara të vendit, Presidenca dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë janë kthyer në partiçka, sepse ashtu do Edi Rama, sepse e di që nuk fiton dot zgjedhjet vetëm. Emrin ai e ka emrin Kreshnik, por në pamje është një liliput.