E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eduardi e priti keq nominimin

14/02/10 08:40

Jetmiri dhe Seldi diskutojnë për Eduardin, tipin e tij dhe faktin që është në nominim. Seldi tregon se herën e kaluar, Eduardi ka qënë një nga ata që e ka nominuar dhe se nuk i erdhi mirë e ndaj iu largua. Atij i duket sikur Edi e ka marrë për keq nominimin, edhe pse është ende herët për ta parë. Ata, duke diskutuar për tipin e tij, thonë se ai vë re edhe vogëlsirat tek një person dhe nëse nuk i pëlqen, të merr inat e këtë gjë ta vë në dukje me veprimet që bën. Ata tregojnë disa raste kur Edi është ndjerë keq nga veprimet e disa banorëve dhe më pas është larguar prej tyre. Jetmiri i tregon Seldit për afrimin e menjëhershëm të Edit me Rezartën dhe faktin që ai donte të rrinte e ta puthte gjatë gjithë kohës. Miri e justifikon se ishte i dehur e madje donte që të lahej në pishinë natën. Piu nga stresi i nominimit- thonë ata dhe theksojnë sërish se Edi e përjetoi keq nominimin. Seldi përsërit fjalët e Edit kur kishte thënë se nuk e kuptonte se përse e kishin nominuar pasi është sjellë mirë me të gjithë, por si ai dhe Miri thonë se të sillesh mirë me të tjerët nuk do të thotë se nuk do të nominojnë.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›