E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eduardi shfaq dashurinë për Rezartën

Në një bisedë me Renaton, Eduardi është shprehur se e pëlqen shumë Rezartën. Ai thotë se për Rezartën ndjen diçka, por nuk pret që ajo t’ia kthejë apo të jepet pikërisht prej kushteve ku ndodhen Shën Valentin

Banorët e vjetër kanë nisur të njihen me më të rinjtë edhe përmes diskutimeve të ndryshme. Ata kërkojnë të mësojnë më tepër. Jetmiri ka menduar ndërkaq një lojë për banorët që jetojnë në shtëpinë e vjetër. Kjo situatë ka shkaktuar humor mes tyre.

Xhelozia e Klodianit

Klodiani nis një diskutim me banorët e tjerë për xhelozinë. Ai pyet Gracielën për të dashurin e saj. Vajza çuditet dhe e pyet përse ai i bëri këtë pyetje. Kështu Klodi thotë se, nëse e dashura e tij do të puthte një djalë tjetër, qoftë edhe në faqe, ose do të rrinte shumë pranë një djali tjetër, atij nuk do t’i pëlqente aspak kjo gjë. Ai pyet Gracielën a bëhej xheloz i dashuri i saj për sjelljen e saj ndaj djemve të tjerë të shtëpisë. Graciela i përgjigjet se nuk ka përse të ketë xhelozi, pasi ai e njeh tipin e saj dhe e njeh atë si person. Në diskutim marrin pjesë edhe të tjerët, ku disa prej tyre mbrojnë veprimet e Gracielës, duke thënë se nuk ka asgjë të keqe ndër to. Graciela dhe Klodiani debatojnë për idetë e tyre të kundërta, ku Graciela thotë se gjithçka ka të bëjë me besimin, ndërsa Klodi thotë se veprimet mund të sjellin xhelozi dhe më pas probleme në një lidhje. Pasi Bertina del në mbrojtje të Gracielës, Klodi thotë se uron që mes Gracit dhe të dashurit të saj të mos ketë asnjëherë probleme të tilla, por ndonjëherë njerëzit edhe keqkuptohen.

Eduardi pëlqen Rezartën

Renato dhe Eduardi pinë cigare në kopsht e përfitojnë nga rasti për të biseduar. Ata diskutojnë për tipin e Rezartës dhe Eduardi shprehet se e pëlqen atë. Ai thotë se i pëlqen tipi i saj, vajzë e çiltër, e pastër, pa komplekse dhe e sjellshme. Renato, i cili i ka vënë re gjithashtu këto cilësi të vajzës dhe pëlqimin e Edit, uron që javën tjetër të dy banorët të jenë më afër, që ajo të bashkohet me të në shtëpinë e re. Ai thotë me bindje se Eduardi do të jetë edhe javën tjetër në lojë dhe uron që Rezarta të jetë një stimulim për të. Eduardi shprehet se ka ende për të dhënë në këtë shtëpi dhe gjatë kësaj jave do të përpiqet që të tregojë atë që është në të vërtetë. Ai thotë se për Rezartën ndjen diçka, por nuk pret që ajo t’ia kthejë apo të jepet pikërisht prej kushteve ku ndodhen. Eduardi thotë se po jeton instinktet e veta e nuk po e vret mendjen për nominimin.

Tipa të hapur e tipa të mbyllur

Erioni bën shaka me Rezartën për të folurin e saj, pasi ai herë pas here nuk i kupton disa fjalë të saj. Rezarta ia shpjegon dhe kur ai bën shaka me të, nuk ia merr aspak për keq. Klodi, i cili ndodhet bashkë me ta, uron që ajo të jetë gjithnjë kështu, e qeshur dhe plot humor. Rezarta ia kthen se veç kështu di të sillet e nuk ka për të ndryshuar as tani, as ditën e fundit. Me banorët bashkohet edhe Bledi, i cili komenton situatën dhe shprehet se i pëlqen sjellja e Rezartës dhe se është komunikuese por thjesht duhet ngacmuar nga pak. Klodi ia kthen se as ai nuk po hapet me të tjerët, por Bledi shprehet se është një tip i hapur dhe i thotë gjërat ashtu si i ndjen dhe fakti që ka ndryshuar ambient ndikon disi, deri sa ai të ambientohet e të fillojë të ndjehet rehat me të gjithë, atëherë do jetë më i hapur e më i lirshëm. Ndërkohë, në kopsht, ndodhen banorët e nominuar së bashku me Kikën dhe Valonin, të cilët në diskutim e sipër shprehen për Klodin se është tip i mbyllur dhe deri sa të fillojë të hapet ai, ka ardhur e shtuna. “Me ato veshje duket si tip vrastar, sikur ka ardhur të mbajë zi”, komentojnë disa nga banorët.

Graciela dhe Erioni, kundër Renatos

Katër banorët e vjetër, të mbetur në shtëpinë e parë, janë mbledhur për të diskutuar mbi nominimet. Erioni hap bisedën, duke thënë se ai dhe Hakiu nuk janë nominuar asnjëherë dhe ndoshta këtë javë mund të dalin të dy dhe Bertina shprehet se ka qejf të shohë Kikën se si do sillet në javën e nominimit. Ata diskutojnë për përzgjedhjen e banorëve, të cilët i nominojnë dhe Graciela shprehet se ka nominuar veç ata persona të cilët i ka menduar mirë që më parë e që mund të ketë pasur ndonjë fërkim me ta, si Renaton, të cilin ajo pranon se e ka nominuar. Bertina përpiqet që ta mbrojë qëndrimin e Renatos gjatë debatit dhe thotë se atij iu kundërvunë të gjithë dhe ndaj nuk dinte si të reagonte, por ajo dënon fjalët e tij, të thëna në dhomën e rrëfimit. Graciela mbron veten, duke argumentuar se gjatë debatit nuk tha fjalë fyese dhe, edhe nëse ai u fye, ajo i kërkoi të falur ndërsa ai nuk e respektoi qëndrimin e saj. “Nuk e duroj dot”, thotë ajo, kur edhe Erioni pranon të njëjtën gjë. Bertina e ngacmon dhe i thotë se ai nuk e duron dot se Renato thurte poezi, por Erioni ia kthen: “Për çfarë s’e duroj dot unë, është puna ime”, dhe afrohet e puth Bertinën.

Festojnë Shën Valentinin

Banorët kanë pritur vënien e muzikës, që të fillojnë një festë të vërtetë. Ata festojnë Shën Valentinin, festën e të dashuruarve, por duke mos i penguar edhe ata që nuk janë të lidhur. Të gjithë kanë dalë në oborr, ku kërcejnë e këndojnë e nëpër duar, banorët e nominuar mbajnë gotat e mbushura me verë. Atmosfera është ndezur dhe shiu që bie nuk e ul aspak ritmin e saj. Banorët duken të kënaqur. çmenduritë e banorëve nuk kanë munguar. Jetmiri është veshur me kostumin e banjës dhe është hedhur në pishinë, pa marrë fare parasysh të ftohtin e dimrit. Argëtimi i banorëve arrin maksimumin dhe ata hipin mbi tavolina e karrige, ku kërcejnë me njëri-tjetrin, madje disa nga djemtë heqin edhe bluzat. Pas festës që zgjati disa orë, mes banorëve nuk munguan edhe komentet.

Lojë për kundërshtarët

Banorët e nominuar janë shtrirë për të fjetur. Seldi dhe Domenika janë shtrirë së bashku në një shtrat. Jetmirin nuk e zë gjumi e ndërsa përpiqet të flejë, mendja i punon që t’i punojë grupit tjetër ndonjë rreng. Ai i flet Seldit se ka menduar një plan dhe i kërkon atij që nëse zgjohet natën, ta zgjojë dhe atë dhe të dy të vënë alarmin në grupin tjetër se ka rënë zjarr e të gjithë të ngrihen të tmerruar. Seldit i pëlqen ideja, por Domenika i kundërshton dhe u thotë se kjo gjë është çmenduri. Jetmiri vazhdon të mendohet për ndonjë rreng tjetër. Ai pyet Domenikën nëse kanë miell, sepse i shkon ndërmend ideja që duke bashkëpunuar me grupin e tij, të mbledhin në oborr gjithë grupin tjetër e ndërkohë në duar të kenë miell e t’i përlyejnë ata. Kjo ide u pëlqen më shumë sesa e para banorëve dhe ideja shkon më tej që edhe t’u hedhin nga një vezë në kokë, si dhe që gjatë gjithë javës t’i sfidojnë. Fantazia vazhdon edhe më tej, ku Jetmiri thotë se kundërshtarët kanë për t’u mërzitur, pasi nuk kanë as ujë që të lahen e as ushqime që t’ia kthejnë me të njëjtën monedhë këtyre, ndërsa në mëngjes, ata të vishen bukur e të dalin në kopsht e të shohin radhën që presin banorët për t’u larë tek dushi. Duke diskutuar, ata vendosin që ta zbatojnë që tani planin dhe katër të rinjtë ngrihen dhe shkojnë të përgatisin miellin me vezët. Ata planifikojnë se si t’i zgjojnë banorët dhe mendojnë që të vënë në zbatim planin e parë. Olta merr një kovë në dorë dhe duke bërtitur “Domi shpejt!” shkon te pishina e mbush kovën me ujë. Domenika del dhe bërtet “zjarr” e mbush dhe ajo një enë me ujë, të cilat i derdhin në lavaman në shtëpi. Valoni i ndjen i pari dhe u sjell fiksen e zjarrit, ndërsa të tjerët ngrihen të tmerruar nga thirrjet për ndihmë. Ata dalin me vrap por nuk mund të kalojnë gardhin dhe qëndrojnë tek dera e shtëpisë. Në atë kohë afrohet Miri me Seldin, të cilët gjuajnë me vezë dhe me përgatitjen e bërë më parë. Banorët futen menjëherë në shtëpi, por disa prej tyre të bërë pis.

Kundërpërgjigje për luftën

Kika shkon dhe merr disa domate e patate, i kundërpërgjigjet grupit tjetër. Banorët e sulmuar kthehen në dhomë dhe tallen me banorët e tjerë. Ata fillojnë t’i imitojnë kur ata thërrisnin për ndihmë. Sulmet vazhdojnë ende ku Jetmiri dhe Seldi janë pozicionuar në vende strategjike dhe i gjuajnë me vezë sapo shohin që hapet dera ose dritarja. Valoni dhe Bledi mendojnë që t’i kundërpërgjigjen gjithashtu, por Graciela u thotë që të mos shpërdorojnë ushqimin, sepse e kanë të pakët. Ata marrin veç disa domate dhe ndërsa Bledi bën rojë dhe i thotë vendndodhjen e ndonjërit, Valoni merr shenjë dhe gjuan.

Edi dhe Rezarta tregojnë për veten

Edi dhe Rezarta, pasi kanë pirë kafenë e mëngjesit, qëndruan duke folur mbi disa tipare të tyre në mënyrë që të mësojnë më shumë për njëri-tjetrin. Edi e pyet se çfarë muzike i pëlqen më së shumti të dëgjojë dhe ajo i përgjigjet “R & B”. Rezi i thotë që një ditë ideale për të është të zgjohet në mëngjes duke dëgjuar muzikë dhe duke kërcyer. Edit i vjen keq për të, që nuk është në shtëpinë e re për të shijuar të gjitha komoditet e saj. Ajo i thotë që gjysma e së keqes është që mund të shikojë të paktën një pjesë të saj. Ai e pyet se si duket më mirë me syze optike apo dielli dhe ajo i thotë që me të dy variantet është mirë. Rezarta i tregon që i ka bërë operacion sytë, për të korrigjuar numrin dhe Edi i thotë që do t’i bëjë dhe ai. Ajo i tregon për familjen dhe kohën kur ka punuar bashkë me prindërit tek aktiviteti që kanë. Rezarta thotë që ajo ka marrë përvojë dhe është mësuar me punën, por kjo e ka penguar me shkollën, pasi ka ngelur pak mbrapa. Rezi i tregon për karakterin e saj dhe thotë se shumë njerëz mendojnë se ajo mendon vetëm për paraqitjen e jashtme dhe është sipërfaqësore, por në të vërtetë nuk është kështu dhe njerëzit nuk duhen vlerësuar nga paraqitja. Edi i thotë që ai e ka kuptuar që në fillim që ajo nuk është ashtu. Edi e pyet për përshtypjen e saj karshi tij dhe Rezi i thotë që i duket djalë energjik, i hareshëm dhe i sinqertë.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›