E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edukata fetare, kerkohet te jete lende mesimore

Myftiu i Bashkesise Islame te Kosoves, Naim Ternava ju eshte drejtuar deputeteve te Parlamentit te Kosoves me nje shkrese, me ane te se ciles kerkon futjen e Edukates Fetare ne sistemin e rregullt te arsimit publik. "Qellimi i mesimit te edukates fetare ne arsimimin fillor e te mesem, eshte qe nxenesit gjate rrites dhe zhvillimit te tyre te fitojne njohuri per fene e tyre me te gjitha dimensionet e saj, duke filluar nga ana shpirterore, morale, edukative, sociale dhe humane; kjo, ne nje kohe kur po zbehen vlerat shpirterore tek njeriu, kur shume dukuri negative kane mberthyer shoqerine tone dhe rinia ka filluar te behet pre e droges, prostitucionit, alkoolit" - thuhet nder te tjera, ne kerkesen e Myftiut te Bashkesise Islame te Kosoves, Naim Ternava drejtuar jo fort larg deputeteve te Parlamentit te Kosoves. "Kete nuk e kemi kerkuar vetem per nxenesit myslimane. Perkundrazi! E kemi kerkuar per te gjitha perkatesite fetare tradicionale te Kosoves. Per me teper, kur kete praktike shume vende te Evropes tashme e kane rregulluar. Ish studente te Fakultetit te Studimeve Islame ne Prishtine, sot japin mesimin fetar ne shkollat publike te Austrise" - thote Resul Rexhepi, sekretar i Kryesise se Bashkesise Islame te Kosoves.
Kisha Katolike e perkrah iniciativen
Dr. Don Shan Zefi, Kancelar i Ipeshkivise se Kosoves thote se Kisha Katolike e perkrah nje iniciative te tille. "Futja e religjionit si lende neper shkolla mund te kete perparesine e vet, sepse jemi njerez te cilet e kemi nevojen e madhe qe tani ta njohim historine e besimit qe nga koherat e lashta e deri me sot. Por, ne nuk deshirojme qe te sjellim ligjerues prifterinj e hoxhallare, por jane laiket ata te cilet duhet te ligjerojne aspektin historik. Qendrimi i Kishes Katolike lidhur me kete ceshtje tashme dihet".
Perderisa, qendrimin e Kishes Ortodokse Serbe, me ane te nje shkrese per Deutsche Welle-n e sqaron zedhenesi i Manastirit te Decanit, Ati Sava Janjic, i cili nder te tjera thote: "Te gjithe femijet serbe percjellin mesimin me plan-programin e Republikes se Serbise, me te cilin besimi eshte futur ligjerisht qe nga viti 2001. Ndersa, sa i perket edukates fetare per nxenesit serbe ne Kosove, Kisha Ortodokse Serbe ju permbahet programeve mesimore dhe ligjeve ekzistuese te Serbise. Mesim-besimi mbahet ne te gjitha shkollat ne gjuhen serbe, ndersa lenda ligjerohet nga figura kishtare ose nga mesuesit e fese".
Ceshtjet duhen diskutuar
Sekretari i Kryesise se Bashkesise Islame, Resul Rexhepi potencon se nga ligjerimi i Edukates Fetare kane perfituar edhe nxenesit shqiptare qe jetojne perbrenda Republikes se Serbise. Ndersa, se si do duhej te perpilohej teksti, forma e ligjerimit dhe nga kush do duhej te ligjerohej kjo lende ne Kosove, z.Rexhepi ka kete pergjigje: "Te gjitha keto do t´i shtrojme ne tavoline. Si do te quhet lenda? Si do te mesohet? Sa ore ne jave? A do te jete fakultative apo e obligueshme? Jemi shume te hapur dhe te gatshem qe per te gjitha keto te debatojme ne cdo kohe dhe ne cdo vend".
Kancelari i Ipeshkvise se Kosoves dr. Don Shan Zefi mendon se futja e lendes se mesim besimit neper shkolla ne forme te doktrines dhe moralit, do te perbente problem per nje shoqeri te hapur dhe me tolerance te shkelqyer fetare sic eshte Kosova. "Karakteri historik duhet te mbizoteroje. Duhet te futet aspekti historik i lashtesise, i mesjetes e deri me sot. Dhe, besoj se ne kete aspekt kjo nuk do te ishte fare problem".
Nga ana tjeter, Ismet Hajruallahu, keshilltar i Kryetarit te Kuvendit te Kosoves thote se zyra e tij nuk ka pranuar asnje kerkese me shkrim nga Bashkesia Islame e Kosoves. "Ne kemi informacionin se ata kane dorezuar kerkesen ne postat personale te deputeteve te Kosoves, por zyrtarisht Parlamenti i Kosoves nuk ka marre asnje shkrese nga Bashkesia Islame lidhur me ceshtjen qe ju ngrini. Po ta merrnim, ajo eshte nje procedure e rregullt qe fillimisht i dorezohet komisioneve, pastaj komisionet i drejtohen kryesise dhe kryesia merr vendimin per ta futur apo jo ne séance plenare nje ceshtje qe eshte ngritur nga Bashkesia Islame".
Kosova eshte shtet laik
Z.Hajrullahu precizon se Kosova me Kushtetuten e saj eshte shtet laik dhe me kete nuk lejohet ligjerimi i mesim besimit ne sistemin arsimor publik te Kosoves. Ndersa, sekretari Rexhepi thote se Bashkesia Islame e Kosoves beson ne realizimin e kesaj kerkese ne nje te ardhme te afert: "Une shpresoj se kerkesa jone do te hase ne mirekuptim te faktoret relevante vendimmarres ne Kosove. Nje dite do te realizohet kjo! Por me mire eshte qe te behet me kohe dhe mos te ngelim prapa nga bota demokratike, por kete ceshtje ta rregullojme sic e kane rregulluar te tjeret. Pervojen e mire pse mos ta huazojme?"
Ne arsyetimin e kerkeses se Bashkesise Islame te Kosoves drejtuar deputeteve te Parlamentit thuhet se "qellimi i inkorporimit te lendes se mesim-besimit perbrenda sistemit arsimor te Kosoves eshte qe gjeneratat e reja te informohen mbi religjionet ne bote, ne pergjithesi si dhe me religjionet te cilave u perkasin popujt e Kosoves, ne vecanti. Ndersa, krahas shtytjes pozitive qe Edukata Fetare do te jepte ne formimin e gjeneratave te shendosha, nje praktike e tille do te afronte Kosoven me afer qyteterimit evropian dhe boteror, i cili e ka bazen ne konceptin e besimit ne Zotin e Gjithemeshirshem".

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›