E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre "musketieret"

Nga Berat Buzhala
Kur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, per here te pare ne vitin 1960 po perballeshin ne televizion dy kandidatet per President, John F. Kennedy dhe Richard Nixon, ne Britanine e Madhe, klasa politike po lepinte buzet, duke shpresuar qe kete forme te ballafaqimit publik shume shpejt do ta adaptonin edhe ne vendin e tyre. Por, kjo ndodhi pak me vone. U deshen rreth 50 vjet perpjekje per t'u arritur ky standard. Saktesisht te enjten mbrema, kur kane mbetur edhe me pak se kater jave prej dites se zgjedhjeve ne Ishull, per here te pare ne histori dolen se bashku dhe u konfrontuan publikisht rreth manifestove te tyre te famshme, lideret e tri partive me te medha. Perballja ndodhi ne stacionin "ITV". Perball tyre ishte moderatori rigjid Alastair Stewart dhe nje mase e qytetareve, qe brenda 90 minutave kane pasur te drejte vetem te marrin fryme. Nga frika se mos duartrokitjet eventuale do ta influenconin, apo do ta demtonin njerin apo tjetrin kandidat, organizatoret jane pajtuar qe ne studio te sillnin ca trupa te akullt.
Prej vitit 1960, vazhdimisht ka pasur perpjekje qe edhe ne Britani te fillonte praktika e asaj qe po ndodhte ne SHBA. Mirepo, te gjitha ato tentativa jane fundosur per arsye praktike. Ne momentet e fundit jane terhequr prej realizimit te debateve ato parti, kandidati i te cilave ka qendruar mire ne sondazhe. Vazhdimisht keshtu. Nje te tille, per shembull, e ka refuzuar edhe Tony Blair, ne momentin kur ka qene i bindur se do ta plandos kandidatin konservativ John Major. Para tij keshtu ka vepruar edhe Zonja e Hekurt, Margaret Thatcher. Pra, asnjehere macja nuk mundi ta kapte bishtin e vet. Kandidatet qe nuk kishin cka te humbnin, kerkonin debat -ata qe prisnin fitore, refuzonin.
Por, kesaj here gjendja politike eshte me dramatike se kurre me pare. Euforise fillestare se kandidati konservativ David Cameron e ka fitoren ne xhep dhe vetem duhet ta prese pasditen e 6 majit per ta zyrtarizuar, tashme nuk i beson as vet z. Cameron. Kryeministri aktual Gordon Broen, gati-gati eshte i kenaqur qe nuk e kane debuar prej pozites se tij shume para kohe. Para disa javesh, vete anetaret e kabinetit te tij i kishin pergatitur nje lloj minikurthi per ta shkarkuar, por kishte shpetuar per pak. Prandaj, Brown humbjen e kishte te sigurt, e nese prej ketyre zgjedhjeve del dicka me e favorshme se humbja, ai do te ishte njeriu me me fat ne kete vend.
Brown eshte lutur per ndonje debat televiziv, duke shpresuar fort mos po ndodhte ndonje mrekulli. Mirepo, nese analizohet vetem debati i pare, duke mos ditur cka do te ndodhe ne dy debatet tjera, mrekullia ishte rezervuar per dike tjeter. Per te me voglin e debatit, liberal demokratin Nick Clegg, partia e te cilit aktualisht ne Parlamentin e Mbreterise se Bashkuar (House of Commons) i ka gjithsej 9.6 per qind, apo 62 perfaqesues. Pas perfundimit te debatit 90 minutash, nje kompani e angazhuar per t'i analizuar pershtypjet e shikuesve - konsiderohet se debati eshte shikuar prej disa dhjetera milione qytetareve britanike - doli me te dhena se mbi 40 per qind e te anketuarve e kishin shpallur fitues te debatit perfaqesuesin liberal; rreth 26 per qind perfaqesuesin konservativ, kurse vendi i fundit ishte i rezervuar per Kryeministrin Gordon Broen. Normalisht qe keto shifra as per se afermi nuk do te shnderrohen ne vota ne zgjedhjet e 6 majit. Mirepo, perfundimisht nese Nick Clegg e ruan kete tempo edhe ne dy debatet e ardhshme, atehere ajo qe po parashikohet qe disa muaj edhe do te ndodhe - Mbreteria e Bashkuar do ta kete nje Parlament te varur. Qe do te thote, dy partite e medha nuk do te mund te formojne Qeveri nese nuk bejne koalicion me Liberal Demokratet.
Duke shpresuar ne aftesite e tij hyjnore per te komunikuar me publikun, dhe duke llogaritur se paraqitja televizive eshte Thembra e Akilit per Gordon Brown, kumbar i idese per t'u perballur hapur ne debate televizive ka qene David Cameron. Ironikisht, kjo mund t'i hakmerret. Sepse Cameron mund te jete edhe kumbar i ngritjes se madhe per Nick Clegg, i cili ne fund te fundit, do te futet ne koalicion me Laburistet e Gordon Brown. Kete me gjasa nuk e kane llogaritur mire konservativet.
Ne anen tjeter, debati ishte nje kryeveper. Tre burra te ndershem dhe jashtezakonisht te pergatitur, kishin dale publikisht per t'u intervistuar per pune. Ata kane aplikuar per poziten e Kryeministrit te vendit, kurse panel intervistues ishin miliona qytetare. Ne sondazhet fillestare, rreth 34 per qind e trupit votues kane deklaruar se do te vendosin kujt do t'ia japin voten pasi t'i shikojne paraqitjet e ketyre tre kandidateve ne televizion. Ky eshte nje trup shume i madhe elektoral. Ne fakt, kjo mund t'ia jape nje pamje tjeter gjeografise politike ne Britani te Madhe. Mirepo, edhe perkunder kesaj, Brown, Cameron dhe Clegg, ne asnje moment nuk jane ndikuar nga pesha e madhe qe ka ky debat per te ardhmen e tyre. Kryeministri aktual e ka pranuar se per keto 13 vjet sundimi laburist ka pasur edhe gabime. Kurse kundershtari i tij, David Cameron, eshte shprehur se gjate 13 viteve te sundimit laburist ka pasur edhe pune te mira. I vetmi qe nuk kishte as bagazh politik e as partiak nga e kaluara, ishte perfaqesuesi liberal, i cili gjate gjithe mbremjes i ka quajtur Cameronin dhe Brownin si barabaresish deshtake dhe te pa ide per ta permiresuar jeten e qytetareve.
"Sa me shume qe po iu degjoj duke u grindur me njeri tjetrin, aq me shume po bindem se ju jeni te njejte", ishte kryefjala e Clegg. Nga frika se mos po e faktorizonte me shume sesa duhet, Cameron gjate gjithe debatit e ka injoruar Clegg, kurse per dallim prej tij, Brown edhe pse ishte i goditur prej liberalit te ri, nuk kishte arsye qe t'i digjte ato ura qe atij mund t'ia japin edhe nje mandat te ardhshem ne nje koalicion laburist-liberal. "Une dhe Clegg ndajme ide te njejta per shume probleme", pergjigjej Brown kur sulmohej prej liberalit 43-vjecar. Por, kjo nga pak e tensiononte liberalin Clegg, i cili ne asnje forme nuk deshironte te asociohej me asnjerin prej dy te medhenjve.
Ne anen tjeter, gjate diskutimeve konkurrentet njeri tjetrit i jane drejtuar ne emer, ne shenje afersie dhe kane treguar respekt reciprok. Larg standardeve tona, ku pesha e fjales dhe e akuzave eshte tashme krejt irelevante per shkak te sterperseritjes, ne debatin e mbremshem sulmi me i ashper personal ishte momenti kur Nick Clegg iu drejtua liderit konservativ: "Ti, David Cameron...". Fakti se iu drejtua me emer dhe mbiemer u cilesua prej mediave si perpjekje per te krijuar distance.
Sivjet, temat me te ndjeshme elektorale ne Mbreterine e Bashkuar jane reformat ne Sistemin Shendetesor; borxhi publik qe po rritet me gjysme miliard paund ne dite; renia e nivelit arsimor; emigracioni dhe lufta ne Afganistan.
Pra, cdo gje eshte kritike.
Debati i ardhshem do te zhvillohet ne "Sky", pas nje jave. Tema per te cilen do te pyeten panelistet, do te jete politika e jashtme. Te presim nese do ta permendin Kosoven.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›