E Shtunë, 31 Tetor 2026

O'Sullivan: Bota e ka pranuar realitetin e Kosoves se pavarur

John O'Sullivan, drejtor i Pergjithshem i Radios "Evropa e Lire", ne nje interviste per kete radio eshte shprehur se bota e ka pranuar realitetin e Kosoves, gje qe duhet ta pranojne dhe serbet. "Bota e ka pranuar realitetin e Kosoves dhe mendoj se duhet ta pranoje edhe pakica serbe. Por, qeveria e Kosoves duhet t'i mbroje te drejtat civile dhe t'i heqe cdo frike pakices serbe", thote John O'Sullivan, drejtor i Pergjithshem i Radios "Evropa e Lire".
Zoti O'Sullivan, ne artikullin tuaj "Ne mbrojtje te nacionalizmit", thoni se globalizimi po formon nje bote, ku korporatat shumekombeshe jane me te fuqishme se qeverite. A jemi duke hyre ne nje epoke, ku kombet po behen me pak te rendesishme?
Nuk mendoj se po behen me pak te rendesishme, mendoj se ka disa forca te fuqishme qe iu kundervihen. Korporatat shumekombeshe, sipas meje, nuk jane forcat me te rendesishme. Une do te thosha se organizatat globale, trupat e lidhura me OKB-ne(Organizata e Kombeve te Bashkuara), Gjykata Nderkombetare e Krimeve dhe nje varg i organizmave nderkombetare qe kujdesen per zbatimin e te drejtave te njeriut, organizatat joqeveritare, te gjitha keto trupa jane ato qe, ne nje fare menyre, po perpiqen t'i zevendesojne shtetet kombe. Nuk mendoj se do te kene sukses, sepse nuk mendoj se e ndjellin lojalitetin qe e ndjellin shtetet kombe.
Ju pohoni se ceshtja e shtetesise nuk do te duhej te vihej ne kontekstin e shume-etnicitetit, por ne stabilitetin, kufijte e pranuar, kontrollin e territorit apo lojalitetin e qytetareve te vet. A nuk eshte kjo ne kundershtim me parimet e shume-etnicitetit qe po promovohen ne Ballkan?
Pikepamja ime per nacionalizmin eshte se kombi eshte dicka qe eshte prodhuar gjate historise. Nuk eshte e mundur qe nje komb te percaktohet ne menyre abstrakte dhe te mendohet se ai perkufizim do t'u pershtatet te gjitha kombeve. Per shembull, kombi anglez dhe britanik jane te ndryshem nga kombi amerikan, apo ai spanjoll. Shtetet e koloneve, si Australia apo Amerika, jane shume te ndryshem nga popujt e vjeter historike. Prandaj, ne cdo rast duhet hedhur shikimin mbi historine. Nga ana tjeter, parimi i shume-etnicitetit dhe shume-etniciteti nuk jane e njejta gje. Mendoj se shume-etniciteti, i cili eshte rezultat i historise, eshte dicka qe duhet te inkurajohet, te ruhet dhe te mbrohet, ashtu sic do te duhej inkurajuar, ruajtur dhe mbrojtur edhe kombet tjera. Por, nuk mendoj se duhet shkuar gjithandej dhe folur se vetem shteti shumetnik eshte me i pranueshmi dhe se nuk mund te keni fare shtet etnik. Nese shteti etnik eshte krijuar gjate proceseve historike, atehere une besoj se ai ka po aq te drejte te ekzistoje, sa edhe shtetet e themeluara mbi parimet tjera.
A besoni ju personalisht ne shtetin shumetnik?
A mendoj nese ai mund te ekzistoje? Po, besoj. Por, nuk besoj se mund te ekzistoje i qete si shtet shumekulturor, me te cilin e nenkuptoj shtetin ku qeveria e inkurajon cdo grup etnik qe t'i ruaje dallimet e kulturave te ndryshme. Une do ta perkufizoja multikulturalizmin si deshtim per te zhvilluar nje mbi-etnicitet te perbashket. Ta marrim per shembull Ameriken. Amerika eshte nje vend ku jane grumbulluar se bashku njerez nga te gjitha kulturat e botes dhe nga te gjitha religjionet e kontinenteve. Si e beri kete? Paqesisht, duke u dhene mundesi njerezve qe ta perqafojne te vetmen kombesi te perbashket amerikane. Mendoj se, perfundimisht, te gjitha shtetet kombe, nese do te donin te ishin te suksesshme dhe jo vazhdimisht te grindeshin dhe te luftonin mes vete, do te duhej ta zhvillonin kete kulture dhe mbi-etnicitet te perbashket. Nje shembull i deshtimit eshte Belgjika. Belgjika ekziston, por kjo eshte nje lufte e vazhdueshme ndermjet valoneve dhe flamaneve, ku dy gjysmat e popullit vazhdimisht luftojne qe te dallohen mes vete. Nderkohe ne Zvicer, ka tre popuj te ndryshem, tri etni, por qe bashkepunojne mes vete. Pse? Sepse Zvicra e ka farkuar kombinimin e nje kombesie te perbashket dhe ka bere decentralizim te thelle. Qe te mbijetoje nje shtet shumetnik, mendoj se duhet t'u nenshtrohet disa rregullave te caktuara. Nje nga ato rregulla eshte qe deri ne nje mase te perpiqet te formoje kulture te perbashket. E dyta, nuk mund te formohet nje kulture e perbashket, nese nuk mund te decentralizohet pushteti, ne menyre qe asnje popull te mos ndjeje se po dominohet nga populli tjeter.
Atehere pra, cfare mendoni per Bosnjen apo Kosoven?
Mendoj se ne te gjitha keto raste, historia ka krijuar situata qe kerkojne shkathtesi te madhe per t'i bere funksionale. Ne rastin e Bosnjes, eshte e qarte se ky eshte nje vend, i cili ishte ne gjendje te funksionoje per kohe te gjate, derisa politikanet ambicioze vendosen t'i perkeqesojne dallimet etnike. Mendoj se komuniteti nderkombetar eshte unik ne perpjekjen per t'ia mundesuar Bosnjes qe te mbetet e bashkuar. Mendoj se menyra me e mire per ta bere kete eshte qe Bosnja te hyje ne NATO. Arsyet do t'ua them duke bere nje krahasim ndermjet Bosnjes dhe Evropes. Perse evropianet nuk kane luftuar dhe nuk e kane vrare njeri-tjetrin ne 60 vitet e fundit, sic benin para vitit 1939? Pergjigja eshte se ata jane anetare te aleances se NATO-s, ne te cilen fuqia dominuese, Amerika, nuk deshiron t'i shohe qe te luftojne. Gjermanet e dine se nuk mund t'i luftojne francezet, por edhe francezet e dine se nuk mund t'i luftojne gjermanet. Te dy e dine se nuk mund t'i luftojne anglezet, sepse Amerika eshte aty qe t'i zgjidhe te gjitha dallimet ne menyre paqesore. Ngjashem, nese Bosnja do te hynte ne NATO, te gjithe do ta kuptonin se nuk ka cfare te fitohet me beteja te brendshme dhe se duhet te bashkepunojne me njeri-tjetrin. Mendoj se keshtu do te vepronin. Prandaj, duhet ta veshtroni nje shtet shumetnik si problem i krijuar nga historia, per te cilin historia mund te kete zgjidhje. Dhe, ne rastin e Bosnjes, mendoj se zgjidhja eshte NATO-ja.
Po Kosova?
Kosova eshte nje shtet etnik, 90 per qind kosovare (shqiptare) dhe 10 per qind serbe. Edhe ketu ka dy menyra, te shkohet drejt NATO-s, qe bashke me BE-ne mendoj se do te jene e ardhmja perfundimtare. Kjo eshte zgjidhja paqesore per Ballkanin. Nderkohe, mendoj se bota tashme e ka pranuar realitetin e Kosoves dhe mendoj se edhe pakica serbe do te duhet ta pranoje ate realitet. Por, qeveria e Kosoves, nga ana e saj, duhet t'i mbroje te drejtat civile. Jo vetem t'i mbroje te drejtat civile, por t'ia heqe cdo frike pakices serbe. Aktualisht, kjo nuk mund te behet lehte, sepse pavaresia e Kosoves nuk eshte pranuar teresisht ne rajon, vecanerisht nga qeveria e Serbise, e cila mendoj se po luan nje rol jo te dobishem. Ne pergjithesi, situata ne Ballkan dhe ne Evropen Qendrore eshte pershkruar shume vite me pare nga nje historian anglez, si vend ku "cdo Angli e ka Irlanden e saj, dhe cdo Irlande e ka Ulsterin e vet". Ceshtja kyce eshte se nese cilado qeveri vepron qe t'i mbaje gjalle grindjet per te perfituar kundruall qeverive tjera, atehere sjellja e saj do te jete e papranueshme. Aktualisht, kjo sjellje shihet e papranueshme te Serbia. Vetem kur Serbia do te pushoje se vepruari ne menyren kercenuese apo trazuese ndaj Bosnjes dhe Kosoves, atehere do te shihet nga bashkesia nderkombetare si shtet i respektuar. Dhe, meqe ka rendesi opinioni i bashkesise nderkombetare, mendoj se jemi ne nje bote shume me mire se c'ishim 100 vjet me pare.
T'i kthehemi artikullit tuaj. Ju keni shkruar se fushata e Stalinit per te 'vrare' popujt, nuk arriti te krijoje 'njeriun e ri sovjetik'. A mundet multi-etniciteti te krijoje individin e ri, apo te behet alternative per identitetin kombetar?
Sic thashe, cdo shtet apo me mire cdo popull eshte dicka qe eshte prodhuar nga historia. Nese ne nje territor keni disa etni, te cilat thjesht jetojne se bashku apo konkurrojne per epersi, atehere keni problem real historik. Mendoj se cdo problem i tille historik do te jete i ndryshem dhe do te kerkoje zgjidhje te ndryshme. Une nuk besoj se historia eshte e percaktuar nga teorite. Ato ndonjehere mund te luajne rol shqetesues, por nuk mundeni thjesht t'i veshtroni vendet e ndryshme, si p.sh. ne Ballkan, dhe te thoni, "zgjidhja ketu eshte shume e thjeshte, duhet vetem te adoptojme nje teori dhe gjithcka do te funksionoje mire". Jo. Ajo qe kemi jane grupe te ndryshme, te cilat disa here kalojne mire me njeri-tjetrin dhe ndonjehere jo, prandaj duhet te veprojme ne menyre praktike qe t'i zgjidhin ato probleme. Ne fakt, realiteti i kombesise eshte realitet, i cili duhet te merret parasysh.
Nese shume-etniciteti do te shihej si nje parim i pergjithshem qe do te duhej ta zbatonim ne cdo rrethane, mendoj se do te benim gabim. Ne Bosnje, shume-etniciteti eshte realitet, me te cilin rajoni do te duhej te mesohej te jetoje. Ne nje zone tjeter, ne Kosove, nuk mendoj se shume-etniciteti eshte i atille qe ta shfaqe realitetin e njejte. Mendoj se e drejta e pakices duhet te mbrohet, por pakica ne ate shtet nuk eshte aq e madhe sa te nenkuptojme se duhet ta rishkruajme gjithe shtetin. Ekzistenca e pakices duhet te mbrohet, te drejtat e saj gjithashtu, por pikepamja ime do te ishte se ne te gjitha keto ceshtje nuk mundeni thjesht te adoptoni nje kuader teorik duke menduar se do ta zgjidhe problemin per ju. Po, do te zgjidhe disa probleme ne disa vende, por nuk do te pershtatet ne vendet tjera.
Ne esene tuaj keni theksuar se koncepti tradicional i shtetit komb, i cili buron nga gjuha dhe kultura e perbashket, eshte deshmuar te jete inkubatori me i besueshem i nje qeverie llogaridhenese para popullit?
Po, eshte e vertete. Nese e shihni nje shtet komb, si p.sh. Britanine. Britania eshte nje vend qe ka pasur te pakten tri etni, ndoshta kater nese i perfshijme edhe irlandezet. Megjithate, eshte fakt se ato kane nje kulture te perbashket, institucione te perbashketa dhe gjuhe te perbashket. Jane disa nga Uelsi dhe Skocia qe nuk e flasin anglishten, por shumica e flasin mire dhe gjuha nuk perben pengese dhe eshte pjese e nje kulture te perbashket. Ne kete kuptim, kultura e perbashket eshte e nevojshme qe demokracia te funksionoje mire, sepse ajo varet nga komunikimi i ndersjelle. Kur ne te dy diskutojme per disa ceshtje politike, duhet ta mendojme te njejten gje me te njejtat fjale. Per keto dhe disa arsye tjera, mendoj se demokracia gjithmone ka funksionuar ne shtetet kombe, ne vendet ku secili ndjehet qytetar dhe qe ka kufij te pranuar, pra, qe dihet territori, per te cilin po flasim. Te vetmet raste qe i di une, ku demokracia funksionon me efektivitet jashte ketyre qe thashe me lart, jane Zvicra, e cila mbeshtetet ne shkallen e larte te decentralizimit dhe vetem pak ceshtje vendosen per te gjitha etnite; dhe e dyta India, ku gjuha e klases politike eshte anglishtja.
Ju gjithashtu keni theksuar se, "ideja e Evropes" fle mbi armiqesite ndaj kombeve ekzistuese evropiane dhe identiteteve kombetare te tyre. Ne artikullin tuaj konkludoni: "Nuk ka deomos, nuk ka demokraci"?
Po, vetekuptohet edhe nga ajo qe thashe me pare. Ne shume pikepamje, une e mirepres idene e bashkimit te Evropes, por e mirepres si bashkim i kombeve dhe jo si perpjekje per t'i fshire kombet ekzistuese dhe te krijohet nje njeri i ri, i cili eshte evropian. E para, mendoj se nuk ka gjuhe te perbashket evropiane. E dyta, institucionet e perbashketa evropiane nuk e kane lojalitetin e njejte dhe traditat qe i kane institucionet e Britanise, Spanjes, Frances dhe Italise. Ne menyre qe Evropa te funksionoje ne menyre efektive, me duket se shume pak pushtet duhet te ushtrohet ne Bruksel, apo ne Parlamentin Evropian.
Shumica e pushtetit duhet te jete i hapur ndaj votuesve dhe te ushtrohet nga parlamentet e shteteve. Pra, mendoj se e gjithe mosmarreveshja qe kam me Evropen, ka te beje me llojin e bashkimit te Evropes. Pikepamja ime eshte se lloji me i mire eshte bashkimi ekonomik, heqja e barrierave ekonomike, shtetesia e perbashket, ku ndoshta do te mund te jetonim ne vendet e njeri-tjetrit dhe te luajme rol ne jeten e atij vendi, duke mesuar gjuhen dhe duke u bere pjese e asaj shoqerie.
Ne kete rast lind pyetja si do ta perkufizonit "qytetarin e BE-se"?
Mendoj se qytetari i BE-se eshte qytetari i shtetit anetar te Bashkimit Evropian, i cili ka te drejte qendrimi ne shtetet tjera te BE-se. Ky eshte vetem perkufizimi praktik i tij. Une nuk besoj se, p.sh, do te kete nje shkalle te pranimit te qytetarise se perbashket te BE-se, deri ne piken ku njerezit do te pranonin rekrutimin per armaten evropiane. Qe nje vend te jete shtet, ne fund duhet te kete nje gatishmeri per t'i pranuar sakrificat e medha per arritjen e synimeve madhore dhe interesave te perbashketa.Une mund t'i imagjinoj interesat e perbashketa te Finlandes dhe Portugalise, por nuk mendoj se kane synim madhor te perbashket. Prandaj, e kam te veshtire ta paramendoj situaten, kur nje qytetar i Portugalise do te tubohej rreth flamurit te Finlandes, nese do te sulmoheshin interesat e saj.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›