Operacion i dëshpëruar kërkimi në Bangladesh, 160 viktima nga kolapsi
Bangladesh- Një kërkim i furishëm për të mbijetuar është duke vazhduar në një ndërtesë jashtë kryeqytetit të Dhaka-s, Bangladeshi, e cila u shemb dje duke vrarë të paktën 160 persona.
BBC-ja raporton se punonjësit e shpëtimit po punojnë me vullnetarët për të mbijetuarit që ende besohet të jenë të bllokuar brenda.
Dhjetëra mijëra anëtarëve të familjeve qanin. Policia tha se pronarët e fabrikës kishin injoruar paralajmërimet për të mos lejuar punëtorët e tyre në ndërtesë, pasi janë vërejtur çarje të martën.
Pronarët thuhet se janë fshehur. Fatkeqësia ka nxitur pyetje mbi standardet kronike të dobëta të sigurisë. Bangladeshi ka një prej industrive të veshjeve më të mëdha në botë me kosto të ulët.
Kryeministri Sheikh Hasina ka shpallur një ditë zie kombëtare të enjten në kujtim të viktimave. Zyrtarët thanë se numri i të vdekurve ishte rritur në 160 dhe ata paralajmërojnë se mund të rritet akoma më tej.
Dorina Bilbili/IDEA/