E Diel, 1 Nëntor 2026

Edukimi fizik, Tafaj: Kurrikula të reja në US

Kthimi në Univeristet të ish Institutit të Sportit sjell edhe nevojën e reformimit të kurrikulave. Ministri i Arsimit kërkoi nga stafi i Universitetit të Sporteve përmirësim të kurrikulave duke përzgjedhur pedagogët më të aftë. Në anën tjetër Tafaj kërkoi vëmendje për studentët , të cilët në të ardhmen mund të japin mësim në lëndë të ngjashme në Universitetet e Elbasanit apo të Vlorës.
“ Institucioni juaj ka prodhuar gjithmonë cilësi. Përgatitja e mësuesve të edukimit sportiv është një element shumë i rëndësishëm për të pasur një produktivitet sa më të lartë në mësimëdhënie. Ndaj presim një reformë të thellë nga institucioni juaj për përgatitjen e mësuesve të edukimit –fizik”-tha Tafaj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›